• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U shkarkua që në vend të tij të emërohej Ols Dado, ish-prokurori Tom Deda e sfidon publikisht: Të doli boja! A e ke bërë Magjistraturën

25/07/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Një ditë pasi kërkoi të përfshihej si palë e tretë në procesin gjyqësor kundër emërimit të prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, ish-prokurori Tom Deda ka reaguar sërish.

Në një postim në rrjete sociale Deda pretendon se Dado është emëruar në vendin e tij, pasi ai u shkarkua nga detyra, dhe ngre pikëpyetje mbi plotësimin e kritereve ligjore për emërimin e tij si prokuror në vitin 2008. Ai i kërkon Dados të japë dorëheqjen dhe paralajmëron se do ta vazhdojë betejën ligjore.

Reagimi i plotë i ish-prokurorit Tom Deda:

Unë isha dje në një gjyq në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si pjesë e atij procesi ku Erion Veliaj kishte kërkuar pavlefshmërinë absolute të dekretit të ish-Presidentit të Republikës për dekretimin e Ols Dados si prokuror në nëntor të vitit 2008.

Gjithçka rrotullohej rreth faktit nëse Ols Dado, që sot është prokuror i SPAK-ut, i ka plotësuar kriteret për t’u emëruar prokuror ose jo. Në fakt, nuk i ka plotësuar, pasi ai është emëruar dhe dekretuar si prokuror nga profesioni i noterit, gjë që ligji nuk e ka parashikuar kurrë. Nejse, gjyqtari, një mjeran i quajtur Azbi Balliu, na e rrëzoi kërkesën.

Por unë, me këtë rast, ngre një problem madhor. Ore ti, Ols Dado, a ke një fije ndërgjegjeje? A ke pak moral? A je betuar ti t’i shërbesh ligjit dhe Kushtetutës? A do të thuash ti të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë përveç së vërtetës?

O Ols Dado, po oficerët e Byrosë së Hetimit janë të detyruar me ligj që të kalojnë edhe poligrafin, makinën e së vërtetës. Ti duhet të jesh akoma më i sinqertë dhe akoma më i ndershëm, sepse je drejtuesi i tyre.

Ti ke kapur një post ku populli shqiptar, Europa dhe Amerika i kanë sytë dhe shpresat nga ti. Trego të vërtetën, o njeri. Ore, a e ke kryer ti Shkollën e Magjistraturës?

A ishe ti oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurori për pesë vjet? Nëse përgjigjja është jo, ore, po si u bëre ti prokuror? Në çfarë mënyre? Apo pagove diçka, se s’të bën kush kot prokuror nga noter.

A e di ti, zoti Dado, se në jetë ka pasur persona që kanë mashtruar njerëz apo institucione, duke u prezantuar si prokurorë? A e di ti se ata janë dënuar me burg?

O ti, zoti Dado, ki guximin njerëzor, shqiptar dhe juridik dhe jep dorëheqjen, o njeri, se të kapën, mor burrë, se të doli boja.

Por ki guximin të tregosh të vërtetën, sepse ti edhe pasqyron sistemin, o njeri, dhe i ul imazhin.

Mos harro se, që të emëroheshe ti prokuror, është dashur të largohesha nga puna unë ose një prokuror tjetër.

O ti, Ols Dado, ne do ta vazhdojmë betejën dhe e vërteta do të dalë sheshit një ditë.

Por ti nuk e bën dot këtë gjë, sepse ata që të bënë ty prokuror janë në poste të larta drejtuese edhe sot.

lajm ne perditesim…


        
 
Next Post

"Besa" e Ramës! Çfarë përfaqëson dokumenti dhe çfarë premtohet? Brenda 90 ditësh, do vendosim bashkë për të ardhmen e projektit të Zvërnecit

Ylli Manjani: Besa kërkon besim, jo paraburgim

Ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike! Ish deputeti i PD-së i kthehet Berishës: Nuk vihet në pushtet duke thënë broçkulla qesharake

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved