• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!

June 13, 2025
in Diaspora, Kronike
        
 

Dy fëmijët në Greqi, të cilët ishin u shpëtuan fillimisht nga mbytja nga një shqiptar, kanë pësuar vdekje klinike.

Prindërit e 14-vjeçarit, e atij të 12-vjeçarit, kanë vendosur që të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre.

Në vendin ku ndodhi ngjarja, janë vendosur lule, teksa një letër është lënë aty nga të afërmit dhe shoqëria e dy të miturve.

“Do ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj! Shoqeria juaj!”, shkruhet në letër.

Ka qenë shqiptari Levian Goga, i cili pa u menduar dy herë, u hodh në lumin Arahthos të Artës kur pa të miturit në lum që ishin në rrezik.

Leviani, ose Leo siç e thërrasin miqtë, është nga Berati. Ai emigroi në Athinë 24 vite më parë kur ishte 17 vjeç.

Pesë vitet e fundit jeton në Artë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, të moshës 10 dhe 6 vjeç.

Gruaja e tij është rritur në Greqi dhe janë njohur përmes një krushqie.

Për shtypin grek, shqiptari ka treguar si mësoi për fëmijët që rrezikonin mbytjen dhe që u hodh në lum pa u menduar dy herë.

“Isha në kafene. Erdhi një djalë me motor dhe bërtiste ‘ndihmë, po mbyten dy fëmijë në lumë!’ Pa menduar, u nisa me vrap. Mora makinën dhe shkova në vendngjarje. Hyra mes kallamishteve, nuk dallohej asgjë. Hipëm në një varkë bashkë me disa të tjerë. U hodha një herë, asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u zhyta më poshtë, rreth tetë metra. Aty e pashë njërin. Ishte shtrirë, i palëvizshëm, me fytyrë të nxirë, duar dhe këmbë të hapura. Sikur të ishte i vdekur. E kapa, me vështirësi e nxora jashtë. Pastaj dëgjova që kishin gjetur edhe tjetrin. U hodha sërish, dy-tri herë. E gjeta. Ishte përmbys në fund. Kur e nxora, i dilte gjak nga goja dhe hunda. U tremba shumë”, tregon Leo.

“Njëri ishte në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Unë jam i huaj, por jam njeri. Bëra atë që do të bënte çdo prind. Vetëm fëmijët kam në mendje”, vijoi rrëfimin mes emocionesh dhe zërit që i dridhej.

Ai tha se shpreson vetëm që fëmijët t’ja hedhin paq, por fatkeqësisht të miturit nuk ja dolën dot.

“Uroj të mbijetojnë. Të zgjohen. Të jetojnë jetën e tyre. Janë fëmijë, është mëkat. Tani fëmijët e mi qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem”, ishin fjalët e fundit përpara se të mbyllte telefonin në prononcim për median greke.

Mediat greke kanë vlerësuar se tepërmi aktin e shqiptarit, duke thënë se është një njeri i thjeshtë që nuk kërkon asnjë shpërblim, ishte në vendin e në kohën e duhur, dhe veproi pa hezitim duke rrezikuar edhe jetën e tij.


        
 
Next Post

Ndryshuan stadium për Anglinë dhe Shqipërinë, Vuçiç kritikon Federatën Serbe: E hëngrët presionin!

OSBE-ODIHR përgënjeshtron Berishën: Asnjë kërcënim nga qeveria ndaj vëzhguesve tanë

"Jo më pak se 70 000 lekë"! Publikohet lista e pagave për sektorin e turizmit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In