• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Udhëtimi me jaht dhe takimi me Ramën në jug, presidenti kroat: Një takim zyrtar! Mos donit fotot të gruas time me rroba banjo?!

August 30, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç ka folur më në fund për udhëtimin e tij me jaht në brigjet shqiptare dhe takimin me kryeministrin tonë Edi Rama.

Kreu i Shtetit kroat tha se vizita ishte zyrtare dhe se gabimisht u shpall si vizitë private.

Ai kërkoi falje për gabimin, megjithatë, Komisioni për Parandalimin e Konfliktit të Interesit do të kërkojë sqarime dhe dokumentacione shtesë nga Zyra e Presidentit në lidhje me qëndrimin e Milanoviç në Shqipëri në mes të gushtit.

Milanoviç tha se kjo vizitë ishte lajmëruar në ambasadë dhe se shpenzimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i shtetit, ndërsa akomodimi u bë në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

Sqarimi i Milanoviçit

“Ambasada e di se unë isha atje. Unë shkova në një vizitë zyrtare, të cilën gabimisht e shpallëm private. Shqipëria nuk është vendi i vetëm që jam ftuar këtë verë dhe nuk është hera e fundit në atë anije, është një punë shtetërore dhe detyra ime. Unë kërkoj falje për gabimin.

Unë nuk dua të sfidoj Komisionin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Unë nuk kam fshehur asgjë dhe kam deklaruar gabimisht se ishte vizite private. Shpenzimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i shtetit kroat ndërsa akomodimi u bë në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Kontakti shoqëror me burra shteti të huaj është një formë e punës time. Çfarë lloj fotografish doni që të publikoja?

Mbase doni nga ato të gruas time me rroba banje. Jo, nuk është e mundur, prandaj vendosa që të mos lejoja mediat kroate të vinin atje. Ka një buxhet për këtë dhe kjo është e gjitha. Për 20 vjet gjërat kanë funksionuar në të njëjtën mënyrë”, tha ai.


        
 
Next Post

Drejtoria e Migracionit njoftim të rëndësishëm për udhëtarët që kanë mbetur të bllokuar në Kapshticë: Sot nuk e kaloni dot kufirin, ja arsyeja!

PS i përgjigjet PD-ës për çështjen e kufirit detar: Gjoja-marrëveshja e re e gatuar në kazanin pa atdhe të PDLSI, nuk ekziston! E vetmja marrëveshje që qelbte tradhëti kombtarë eshtë ajo e Berishës, Bashës dhe Metës që u rrëzuar nga Kushtetuesja 9-0!

Sot 101 raste nga pandemia në Shqipëri, më shumë të shëruar se të infektuar

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In