Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj është zënë ngushtë mbrëmjen e sotme në Opinion teksa flitej për përplasjen me efektivët e policisë te Drejtoria e Tiranës në mbrëmjen e 16 shkurtit.
Në videon e Balkanëeb, dëgjohet ish-deputeti i cili qartësisht i thotë policit roje ‘unë të pres gjuhën, more vesh? Të pres gjuhën, të zhduk fare’.
Ndërkohë që gazetarja Anila Basha i pohoi qartë se në video ish-deputeti dëgjohej që po kërcënonte policin brenda në ambientet e Drejtorisë së Tiranës. I zënë ngushtë Alibeaj gënjeu se nuk po i thoshte policit të presë gjuhën por ‘gjuha e ligjit vepron mbi ty’.
http://temadites.com/wp-content/uploads/2019/05/B2BFD761-44C2-425A-BC59-F96AEC2DD95A.mp4?_=1