A.rrestimi i autorit të dyshuar të v.rasjes së biznesmenit Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji Markun, në Laç, ka zbardhur dhe pozicionin e 21-vjeçarit Kreshnik Tusha në ngjarje, i cili u ndalua fill pas a.tentatit si i dyshuar, pasi u paraqit në spital i p.lagosur në këmbë nga p.lagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Policia në atë kohë dyshonte se Tusha ishte pjesë e a.tentatorëve, por vetë i p.lagosuri para uniformave blu ka thënë se ishte qëlluar në derë të banesës së tij nga persona të paidentifikuar prej një makinë në lëvizje.
Këto pretendime në atë kohë nuk u morën parasysh dhe g.ëzhojat në vendngjarje u panë si një truk që ishte përdorur për të shpërqendruar hetimet. Por, me a.rrestimin e Eduard Lamajt, alibia e 21-vjeçarit Tusha vërtetohet.
Grupi hetimor mëson se pas a.tentatit makina e autorëve është futur në një rrugicë ku është edhe banesa e Tushës. Duke kujtuar se 21-vjeçari u ka ngritur pritë, ata kanë q.ëlluar në drejtim të tij duke e p.lagosur në këmbë.
Policia sqaroi sot se Eduard Lamaj është autori kryesor i ngjarjes ndërkohë janë identifiktuar dhe shpallur në kërkim 3 bashkëpuntorët e 30- vjeçarit, për v.rasjen e 30 majit.
Eduard Lamaj, i cili sipas Policisë është autori kryesor i ngjarjes po mjekohej në qytetin Studenti në klinikë private ilegalisht nga mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku, te cilet u a.rrestuan.
Policia e Tiranës pas informacioneve ka ushtruar kontroll në këtë subjekt privat ku u konstatua se Eduard Lamaj pas ekspertizës mjeko-ligjore kishte një p.lagë e shkaktuar 20 ditë më parë, që korrespondon me v.rasjen e dy biznesmenëve, Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku në një hotel në Laç.