Në përgjigje të kërkesës së deputetit, Ralf Gjoni, Balla e ka komentuar me ironi duke thënë “që duhet të bëjë letrat”. Duke e quajtur “djalë”, Balla shprehet se procedura duhet të bëhet me shkrim, siç e kërkon rregullorja.
“Nuk është mirë që të vijnë më Kuvend që të luajmë Teatër për teatër. Nuk mund të bësh sikur të dhemb shpirti për Teatrin, bëni propozimet, bëj letrat djalë. Mëso që procedura është e përcaktuar për çdo lloj nisme. Kam mbështetur kërkesën e ardhur nga opozita për interpelancë “, tha Balla.
Por, kjo ka sjellë reagimin sërish nga ana e deputetit Gjoni, i cili kërkoi që Balla mos e cilësonte më “o djalë”, gjë që solli edhe debate mes tyre.
Debati:
Balla: Sa të dhemb ty për teatrin unë e di, je shumë i vrarë shpirtërisht. Ditën që je bërë deputetet duhet të mësosh që nuk mund të bësh sikur të dhemb shpriti me një fjalim 3 minuta. Hajd me propozime, mëso që Kuvend ka procedura për këtë nismë. O djali…
Gjoni: Ore mos më thuaj mua djali…
Balla: Je ndryshe në kafe, ndyshe në sallë. O djalë qetësohu. O djalë… Ruçi do të kërkoja..
Ruçi: Mos ndërhy të mbaroj replikën….
Balla: Unë e kam shprehur dakordësinë për propozimet që kanë ardhur nga opozita. Kemi mbështetur këtë kërkesë. Po aq të vemendshëm jeni sa kërkesa nuk ka ardhur akoma, mbaroi dashuria.