• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vakancat e krijuara në KLP për shkak të vetingut, 5 prokurorë dorëzojnë dokumentacionin, ja cilët janë

January 6, 2021
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar përmes një deklarate për shtyp se 5 prokurorë kanë dorëzuar dokumentacionin për t’u përzgjedhur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Që nga shpallja e vakancave në KLP kanë paraqitur 5 prokurorë që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij institucioni, ku në deklaratë janë bërë të ditur edhe emrat e tyre, të cilët vijnë nga posti si prokurorë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Vlorë, Berat dhe Durrës.

“Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se në përfundim të afatit të përcaktuar datë 31.12.2020, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar 5 prokurorë nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Prokurorët që kanë dorëzuar dokumentacionin janë Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës; Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat; Albert Kulici, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë; Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë”, thuhet në deklaratë. Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se, procesi i votimit për këto kandidatura do të zhvillohet duke zbatuar plotësisht rregullat anti-covid, ndërsa thekson se është konsultuar më parë me institucionet përgjegjës për rregullat kundër koronavirusit.

“Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme po merren të gjitha masat që organizimi i mbledhjes së prokurorëve dhe e gjithë procedura e votimit për anëtarët e KLP-së të zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke shmangur përhapjen e COVID-19. Po ashtu bëhet e ditur se Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar paraprakisht Komitetit Teknik të Ekspertëve për të miratuar organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve në mjediset e Pallatit të Kongreseve me një kapacitet optimal për zhvillimin e mbledhjes së prokurorëve”, njofton Prokuroria e Përgjithshme. Ndër të tjera bëhet me dije se, pas marrjes së miratimit nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të caktohet menjëherë data e zhvillimit të mbledhjes për të zgjedhur anëtarët prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.


        
 
Next Post

Raporti i BB dhe IFC, ja si pandemia rrënoi bizneset në Shqipëri, subvencionimi i pagave gjatë 2021 i vështirë

Lufta kundër COVID-19/ Kryeministri Rama jep lajmin fantastik dhe zbulon masat më të fundit të marra nga qeveria (Video)

Si nisi krisja politike me Edi Ramën? Humor nga Monika Kryemadhi: Kur bën autogol sepse të ka paguar ekipi tjetër… mua më merr të keqen, nuk ta fal më!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In