• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vakancat në prokuroritë në vend, KLP nis zëvendësimin e krerëve të shkarkuar nga vetingu

May 22, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi ditën e djeshme zëvendësimin e krerëve të shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Mesditën e djeshme KLP u mblodh dhe në rend të ditës kishte emërimin e drejtuesve të rinj në prokuroritë e rretheve, të cilët kanë mbetur pa kryetarë për shkak se ata u përjashtuan me 15 vite nga sistemi i drejtësisë për shkak të shkeljeve që gjeti KPK.

Më konkretisht, KLP caktoi drejtues të përkohshëm të Prokurorisë Gjirokastër, Julian Çafkën për 3 muaj. Propozimi i Julian Çafkës u miratua me 11 vota pro.

Po ashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi me votat maksimale shtyrjen e afatit me 3 muaj, për drejtimin e Prokurorisë së Apelit Korçë nga Irena Çunoti. Të dy plotësojnë vendet vakante të krijuara pas shkarkimit të paraardhësve të tyre nga vetingu.

Arben Pasho u shkarkua nga KPK më 16 maj, ndërsa Irma Balli më 19 shkurt. Pasho qëndronte në krye të Prokurorisë së Gjirokastrës, por prej problemeve me aftësitë profesionale ai u shkarkua. Gjatë seancës dëgjimore për të, u ngritën pikëpyetje se Pasho ka patur marrëdhënie financiare me një biznesmen që ka qenë i denoncuar tri herë për pastrim parash, por Prokuroria e Gjirokastrës i kishte pushuar hetimet pa ngritur akuzë.

Sipas trupës gjykuese, Pasho kishte marrë hua në vlerën e 14 mijë eurove nga shtetasi I.M. sepse i duheshin për shkollimin e djalit në Holandë.

Por shtetasi I.M. është personi i denoncuar për pastrim parash, një herë për ndërtim pa leje, një herë për shpërdorim të tokës. Nga ana tjetër, në krye të Prokurorisë së Korçës qëndronte Irma Balli e cila u shkarkua sepse kishte probleme me pasurinë.

KPK i gjeti asaj probleme me një pikë karburanti në qytetin e Korçës. Po ashtu, KPK arriti në përfundimin se bashkëshorti i prokurores nuk ka pasur burime të ligjshme edhe për blerjen e dy apartamenteve të bashkuara në një sipërfaqe të vetme prej 179 m2 në vitin 2004, blerë për 6 milionë lekë.

Sakaq, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi në mbledhjen e djeshme edhe miratimin e shtyrjes së afatit të caktimit të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në krye të Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.


        
 
Next Post

Zbardhet dosja e prokurorisë: Ja si Meta dyshohet se i kërkoi 200 mijë euro Kastriot Ismailajt në zgjedhjet e 2009

Djali i Fahriut i del në krah protestës së d.hunshme të militantëve të PD para Ministrisë së Arsimit

Profesorja amerikane përplaset me studentët e PD-LSI: Si mund të jeni kaq budallenj?! Kjo që qëlloni me gurë është një godinë për arsimim

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In