• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vala e SPAK duhet të rritet! Socialistët kërkojnë të nisin hetimet për Sali Berishën dhe Ilir Metën: SHBA foli, drejtësia e re të veprojë ndaj të korruptuarve

July 15, 2021
in Aktualitet
        
 

Operacionet e fundit policore të udhëhequra nga SPAK kanë rritur besimin tek qytetarët dhe te një pjesë e politikanëve, për shkak se më në fund po vjen era drejtësi në Shqipëri.

Por duket se arrestimet e disa prokurorëve, gjyqtarëve, drejtuesve të policisë, disa ish-krerë bashkish dhe një zv/ministri, nuk mund të konsiderohet arritje, pasi në rrjetën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duhet të bien edhe “peshkaqenët e politikës”.

Një kërkesë të kësaj natyre e kanë artikuluar ditën e djeshme disa deputetë socialistë, të cilët njëzëri socialistët kërkojnë të nisin hetimet për Sali Berishën dhe Ilir Metën.

PS kërkon të nisin hetimet për Berishën dhe Metën

Ka qenë ligjvënësi i PS, Bujar Çela, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” theksoi se shpallja “non grata” e Berishës duhet përshëndetur dhe sipas tij, akuzat e SHBA ndaj tij duhet të merren në konsideratë nga SPAK.

Madje, zoti Çela i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të marrë të pandehur ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Meta si politikanë të rangut të lartë që sipas tij, janë përfshirë në korrupsion kur kanë qenë në pushtet. “Shpallja “non grata” e Sali Berishës dhe familjes së tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit është një ngjarje e madhe dhe meriton një duartrokitje të madhe.

Sali Berisha ka bërë shumë krime dhe u ka shkaktuar shumë vuajtje qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve. Berisha i ka duart e lyera me gjak dhe për pasojë, shpresoj që SPAK akuzat e amerikanëve ndaj ish-kryeministrit t’i vlerësojnë dhe nisin hetimet ndaj ish-kryeministrit. Berisha duhet të dalë para drejtësisë dhe të japë llogari për të gjithë krimet dhe korrupsionin që ka bërë.

Pas Berishës, para drejtësisë duhet të dalë njeriu i bllokut 700 mijë euro dhe ndërkohë mendoj se edhe ai do të ketë fatin e Saliut, duke u shpallur “non grata” nga amerikanët”, deklaroi deputeti i PS, Bujar Çela për gazetën “SOT”.

SHBA foli, drejtësia e re të veprojë ndaj të korruptuarve

Por në të njëjtën linjë me zotin Çela, dje ka qenë edhe deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Artemis Malo. Kjo e fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, u shpreh ditën e djeshme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës folën qartë për ish-kryeministrin Sali Berisha me shpalljen “non grata”, ndërsa theksoi se sipas saj, tani është koha që drejtësia e re të veprojë ndaj të korruptuarve.

“Akuzat e SHBA se Sali Berisha është përfshirë në korrupsion dhe ka minuar demokracinë, janë akuza të pastra dhe shumë të forta. Këto akuza shpresoj të merren seriozisht nga organet e drejtësisë në Shqipëri dhe ka ardhur koha që ish-kryeministri Berisha të japë llogari një për një për krimet dhe korrupsionin që ka kryer gjatë kohës që ka qenë në pushtet. Berisha i ka shkaktuar vuajtje Shqipërisë dhe fakti që ai po përpiqet të bëhet protagonist, tregon se ai është trembur, pasi akuzat e SHBA ndaj tij janë të forta”, deklaroi deputetja e PS, Artemis Malo.


        
 
Next Post

Frrok Çupi: Kafshët e korruptuara në politikë po gjurmojnë çdo qoshe si mund të dalin prej kontrollit të Amerikës! Meta e Berisha e kanë pisk punën

Spartak Ngjela: Disa deputetë nuk do hyjnë dot në Parlament! Priten arrestime nga SPAK brenda shtatorit... Të rrezikuar emrat “non grata” nga SHBA

Ja prapaskenat e refuzimit të certifikatës së sigurisë për anëtarin e Kushtetueses! DSIK dyshime për përfshirje në afera: si u paralajmërua edhe KED?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In