• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Vdekja tragjike në SHBA e Anita Bitrit, bashkë me vajzën dhe të ëmën

October 25, 2024
in Nostalgji
        
 

20 vjet më parë u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare këngëtarja shqiptare Anita Bitri. Një vdekje e trefishtë, bashkë me të bijën dhe të ëmën, nga helmimi me monoksid karboni.

Pas këtij aksidenti tragjik në SHBA u miratua ligji për vendosjen e detyrueshme të detektorit kundër monoksidit të karbonit, që u quajt “Ligji Anita”

Vdekja tragjike

Pikërisht sot bëhen plot 20 vjet që këngëtarja Anita Bitri nuk ndodhet më mes të gjallëve. Anita Bitri- Prapaniku (8 janar 1968 – 19 tetor 2004) u nda nga jeta në shtëpinë e saj në Staten Island, Nju Jork, së bashku me vajzën e saj 8-vjeçare Sibora Nini dhe nënën e saj 66-vjeçare Azbije.

Të tria u ndanë nga kjo jetë së bashku, në gjumë, për shkak të një vdekjeje, e cila, sipas hetimeve të policisë njujorkeze erdhi nga helmimi me monoksid karboni. Duke marrë shkak nga kjo tragjedi, 10 vjet më parë, në SHBA u miratua ligji për vendosjen e detyrueshme të detektorit kundër monoksidit të karbonit, ligj të cilin për respekt dhe humanizëm e quajtën “Ligji Anita”.

Ndërkohë që, një rrugë në qendër të Vlorës tani mban emrin “Anita Bitri”.

Bitri filloi të kënduarit e saj në moshën 16-vjeçare dhe u bë e famshme në Shqipëri me këngën e saj “Dashuria e parë”.

Në kohën e vdekjes së saj, ajo ishte në proces të regjistrimit të dy albumeve, një në shqip dhe një në anglisht. Ai më i fundit ishte për fatin e saj të keq, albumi që nuk arriti ta promovojë, “Gjithmonë mes jush”, një video-album ky me këngën me një titull profetik, e cila i ngjan një parandjenje.

Anita Bitri emigroi në SHBA në vitin 1996. Dashuria për violinën, ngjizja e pandashme me muzikën dhe suksesi, i cili vazhdoi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e bëri Bitrin të ketë historinë e jetës së një artisteje të madhe, të një ylli të skenës shqiptare.

Këngëtarja Bitri me stilin e këngës së saj kishte krijuar profilin e saj në SHBA, jo vetëm te shqiptarët, por edhe tek amerikanët.

Arben Bitri, vëllai i këngëtares, përmes emocioneve të mëdha dhe hidhërimit të thellë, ka deklaruar se këngëtarja e mirënjohur shqiptare Anita Bitri duket sikur “fluturoi në misionin që i dha asaj Nënë Tereza”.

Kolegët e saj nga komuniteti i artistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara janë shprehur se “është për të ardhur keq se Anita Bitri iku pas një pune shumë të madhe në fushën e muzikës dhe të një besimi të madh te muzika e bukur shqipe”.


        
 
Next Post

Frika për tu përballur me dosjet e korrupsionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës

“Po po, ke ikur, e di unë”! Qendrimi i turpshëm i Eni Vasilit dhe një shembull i freskët nga kolegia e saj

Transformimi i Alfred Lelës për Sali Berishën: Goditi me shishe me ujë Fitim Zekthin... por ja çfarë shkruante më parë për të

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In