• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Vdes ylli i filmave “Alien” dhe “Top Gun”, Tom Skerrit ndërron jetë në moshën 93-vjeçare

23/10/2026
in Kronike, Metro
        
 

Aktori amerikan, Tom Skerritt, i njohur për rolet e tij në filmat e famshëm “Top Gun” dhe “Alien”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Ai vdiq nga shkaqe natyrore të mërkurën, ndërsa lajmin e konfirmoi familja e tij.

Përmes një deklarate prekëse, familjarët shprehën dhimbjen për humbjen e aktorit, duke kujtuar jo vetëm karrierën e tij të jashtëzakonshme, por edhe humorin, mençurinë, bujarinë dhe dashurinë që ai u kishte dhuruar njerëzve të afërt.

Karriera e Skerritt zgjati më shumë se gjashtë dekada, gjatë të cilave ai u bë pjesë e disa prej produksioneve më të njohura të kinematografisë.

Në vitin 1970, u dallua në filmin satirik të luftës “M*A*S*H”, ndërsa në vitin 1979 luajti kapitenin Dallas në filmin fantastiko-shkencor “Alien”, me regji të Ridley Scott.

Një nga rolet më të njohura të tij ishte ai i komandantit Mike “Viper” Metcalf në filmin “Top Gun” të vitit 1986, ku interpretoi instruktorin e pilotëve që trajnonte personazhin e Tom Cruise, Pete “Maverick” Mitchell.

Përveç kinematografisë, Skerritt pati sukses edhe në televizion.

Në vitin 1993, ai fitoi çmimin Emmy për aktorin më të mirë kryesor në një serial dramatik, falë interpretimit të sherifit Jimmy Brock në serialin “Picket Fences”.

Për të njëjtin rol, ai u nominua edhe një vit më pas.

I lindur në Detroit, para se t’i përkushtohej aktrimit, Skerritt kishte shërbyer në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Më vonë, ai u angazhua edhe në mbështetjen e veteranëve të luftës, ndërsa familja kujtoi se ai kishte një lidhje të veçantë me natyrën, krijimtarinë dhe rrëfimin e historive.


        
 
Next Post

Dëmet fizike nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove! Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara dhe për dëme në vazhdim nga mos funksionimi i tyre

Egnatia mbetet e pamposhtur në Evropë, por largohet me pengje nga transferta e Aarhus në Conference League

VIDEO/ Rama nxjerr emrat dhe fotot: Këta janë “studentët” në protestë! Ja veprat penale që ata kanë kryer

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved