• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Veliaj: Administrata e Sali Berishës dhe Petrit Vasilit vodhi lekët për kanalizimet në Kombinat

April 16, 2019
in Aktualitet, Debat
65       
 
65
Shares

Situata e krijuar në zonën e “Misto Mames” si rrjedhojë e shirave me intensitet të lartë, ka ardhur si pasojë e abuzimeve të bëra gjatë qeverisjes PD-LSI, ku fondet e marra nga kredia japoneze për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve te Tiranes se madhe u vodhën.

Duke folur në Channel One përballë gazetarit Roland Qafolu, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se në këtë zonë ka pasur një projekt i të qeverisë shqiptare dhe asaj japoneze për rrjetin e kanalizimeve, por për shkak të abuzimit me fondet, ai nuk u realizua nga ata që sot janë në opozitë.

“Aty ka pasur një projekt të kanalizimeve, që nuk është i Bashkisë së Tiranës. Sali Berisha dhe Petrit Vasili drejtonin projektin e kanalizimeve të qeverisë japoneze. Për sa kohë PD do ketë ideolog Sali Berishën dhe Petrit Vasilin te LSI, do shkojnë poshtë e më poshtë. Petriti është ideologu i gjithë çmendurisë së LSI-së, ka qenë një parti normale para pak. Por, ata ishin të vetmit që reaguan dje. Të akuzuarit dhe të hetuarit për Fondin Japonez janë stafi i këtyre dy zotërinjve që u preokupuan dje. Këta mbrëtërit e prostatës dalin dhe japin mendim për çdo gjë para se të mbarojë. Në fakt bëjnë autogol sepse vodhën vete administratat e tyre”, tha Veliaj .

Kreu i Bashkisë nënvizoi se situata do të marrë zgjidhje pasi është arritur marrëveshja me qeverinë japoneze për të çuar përpara projektin e stopuar si pasojë e abuzimeve të qeverisë PD-LSI.

“Është një projekt që është duke u zgjidhur. Qeveria japoneze ka rënë dakord që ta shtojë financimin. Po të shikosh ana nga po punohet nuk ka ujë fare, ana tjetër ku duhet të ishin bërë kanalizimet u vodhën paratë”, deklaroi Veliaj.


65       
 
65
Shares
Next Post

Horoskopi ditor, e martë 16 prill 2019

Akuza për mashtrim ndaj ish-shefit të Volkswagen-it

Dje 106 vjetori i lindjes! Vangjel Grabocka, plaku i mençur dhe i heshtur i ekranit...i paharruar

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In