• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Veliaj protestuesve të PD nga Kamza: Tani që ua bëmë një Bulevard të Ri, mund të vini në këmbë në Tiranë… të protestoni!

February 4, 2019
in Aktualitet
        
 

Ndërsa Bashkia e Tiranës po i afrohet finishit të ndërtimit të Bulevardit të Ri, nga ana tjetër Bashkia e Kamzës, jo vetëm që s’ka bërë asgjë për të lidhur dy anët e lumit Tirana, por në vazhdimësi vijon të tregohet jo bashkëpunuese dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve, të ndosë ambientin përreth.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot lajmëroi hapjen e segmentit të dytë dhe inspektoi punimet për segmentin e tretë të Bulevardit të Ri, nuk e la pa koment situatën e krijuar në anën tjetër të Lumit të Tiranës, në Bashkinë e Kamzës. Sipas tij, në vend që Bashkia e Kamzës të punojë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj, sjell çdo ditë në Tiranë protestues që pengojnë projektet e Tiranës, duke iu referuar protestave për Unazën e Madhe.

“Teksa shoh kontrastin, tani që po i afrohemi lumit dhe ku investimi ynë i lumit të Tiranës na ndan nga bashkia që vjen e proteston çdo ditë në Tiranë; teksa shoh që ana përballë lumit vazhdon e hidhen plehra, të digjen plehra, i gjithë tymi vjen në Tiranë, u them që ju mirëpresim! Tani ju kemi bërë edhe një bulevard të ri, mund të vini të protestoni për çdo gjë, por fillimisht na tregoni, si e bëni ju këtë punë! Dhe para se të mobilizoheni të rrëzoni qeverinë dhe ata që kanë sjellë gjithë këtë zhvillim e progres për Tiranën, na thoni nga kush duhet të marrim shembull”, u shpreh Veliaj.

Ai u shpreh se pavarësisht këtyre përpjekje për të bllokuar punët, Tirana do ecë përpara duke çuar deri në fund projektet e transformimit të saj. “Unë nuk besoj që në Tiranë duhet të vazhdojnë të hidhen më plehra në lumë apo në Lanë, apo në Erzen; nuk besoj se duhet të digjen më plehra, ndërkohë qe kemi një mënyrë moderne sot të përpunimit; nuk besoj që rruga, dhuna, pengesa, sabotimi është mënyra për të ecur përpara”, tha kryetari i bashkisë.


        
 
Next Post

E fundit/ Gjendet një trup në rrënojat e avionit me të cilin udhëtonte futbollisti argjentinas

Përmbytjet në Australi, krokodilët dhe gjarpërinjtë shfaqen kudo dhe "tme.rrojnë" njerëzit

“Kaubojsi”: Do jem në protestë bashkë me nusen

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In