• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

“Vendi do të dridhet”! Izraeli gjen trupat e gjashtë pengjeve të vrarë nga Hamasi dhe paralajmëron hakmarrje të egër

September 1, 2024
in Bota
        
 

Një tjetër ngjarje shokuese ka ndodhur në Gaza. Këtë herë është organizata militante e Hamasit e cila ka eliminuar gjashtë pengje izraelite, duke bërë që edhe një herë bota hebraike të mbështesë Benjamin Netanyahun.

Në orët e para të së dielës, Izraeli ka identifikuar trupat e gjashtë pengjeve të gjetura nën tokë në Rripin jugor të Gazës. Eshtrat e tyre u gjetën “nga një tunel në zonën Rafah” dhe u kthyen në Izrael, ku u identifikuan zyrtarisht, tha ushtria. Bëhet fjalë për dy gra dhe katër burra, njoftuan autoritetet.

Besohet se gjashtë pengjet e gjetura në Rafah u “vranë brutalisht” nga Hamasi pak para mbërritjes së trupave izraelite. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari, sipas Times of Israel.

“Sipas një vlerësimi fillestar ata u vranë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se t’i arrinim. Ata u rrëmbyen të gjallë në mëngjesin e 7 tetorit. Trupat e tyre u gjetën gjatë luftimeve në Rafah, në një tunel, afërsisht një kilometër larg atij nga i cili shpëtuam Farhan al-Qadi disa ditë më parë”, tha zëdhënësi.

Në mesin e viktimave është edhe një shtetas izraelito-amerikan, e cila ka ndikuar tek reagimi i ashpër i Presidenti Joe Biden. “Jam i shkatërruar dhe i indinjuar”, tha Biden në një reagim për mediat.

“Udhëheqësit e Hamasit do të paguajnë për këto krime. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë kohës për të arritur një marrëveshje që garanton lirimin e të tjerëve”, tha Biden, duke shpjeguar se Hersh “ishte në mesin e njerëzve të pafajshëm të sulmuar brutalisht ndërsa ndiqte një festival muzikor pacifist në Izrael.

Ndërkohë të ashpra kanë qenë edhe reagimet e familjarëve të pengjeve të cilët kërkojnë hakmarrje.

“Duke filluar nga e diela, vendi do të dridhet. Ne kërkojmë nga njerëzit të përgatiten. Netanyahu ka braktisur pengjet. Tani është një fakt. Braktisja ka përfunduar”, u shpreh një prej tyre.

Kjo është deklarata dramatike e Forumit të Familjeve të Pengjeve menjëherë pasi mësoi se ushtria izraelite ka gjetur disa kufoma në Gaza. Familjarët sqaruan se të dielën do të japin detaje për protestat e mëdha që do të zhvillohen në vend.


        
 
Next Post

Rama mbledh sot qeverinë në Dajt, çfarë do të diskutohet në mbledhje

“Ti flet gjuhën serbe”! Vuçiç përplaset me presidentin malazez: Ja si i përgjigjet Milatoviç!

VIDEO/ Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In