• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vendimet e “Kushtetueses” detyruese! Gjykata e Lartë “respekt të madh” për Kushtetuesen për pagat e tyre, m*t në kokë Kushtetuese për Erion Veliajn

15/09/2026
in Aktualitet, Ekskluzive, Kryesore, Rekomanduar
        
 

Në Komisionet parlamentare vijon diskutimi i projektligjit të socialistëve për pagat e magjistratëve, ku janë thirrur për seanca dëgjimore drejtues të institucioneve të drejtësisë. KLGJ, KLP, Gjykata e Lartë e institucione të tjera e kundërshtojnë propozimin e mazhorancës, pasi sipas tyre e shkel vendimin e Kushtetueses.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, jo orientim, por detyrim, ka caktuar detyrimin dhe afatin, e më tej pasojat. Gjykata e Lartë nuk kundërshton në parim që ligjvënësi të propozojë një referencë të re, por ajo që keni propozuar ju, nuk e realizon plotësisht standardin e vendosur nga gjk, ne propozojmë një mekanizëm që sjell respektimin real të Gjykatës Kushtetuese”, tha zv. kryetari i Gjykatës së Lartë Ilir Panda, në komisionin e ligjeve.

Por ky sharlatn harron se vendimet e gjykatës Kushtetuese nuk janë detyrim vetëm për kur ka hall rraca e tyre por për gjithë shtetasit kur shkelet Kushtetuta.

Ja çfarë thotë në vendimine saj GJK nr. 57, datë 25 maj 2026 të shpallur më 1 korrik 2026:

Gjykata Kushtetuese thekson se Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar një kontroll efektiv mbi proporcionalitetin e masës më të rëndë të sigurisë personale, atë të arrestit në burg, si dhe nuk ka analizuar në mënyrë të individualizuar të gjitha pretendimet e ngritura në rekurs.

Në vendim thuhet se Gjykata e Lartë është mjaftuar kryesisht me miratimin e arsyetimit të gjykatave më të ulëta, pa verifikuar nëse ky arsyetim u ka dhënë përgjigje të plotë pretendimeve të mbrojtjes, përfshirë edhe nevojën për masa më të lehta sigurie si “garancia pasurore”.

Një tjetër element i theksuar nga Kushtetuesja lidhet me raportin mes masës së arrestit dhe ushtrimit të funksionit publik. Sipas saj, Gjykata e Lartë nuk ka analizuar në mënyrë të veçantë ndikimin që paraburgimi ka mbi ushtrimin e mandatit të kryetarit të bashkisë, të fituar me votë të drejtpërdrejtë.

Në përfundim, Kushtetuesja konstaton se vendimi i Gjykatës së Lartë nuk përmbush standardin kushtetues të arsyetimit në lidhje me kufizimin e lirisë personale dhe proporcionalitetin e masës së sigurisë.

Vendimi shoqërohet edhe me mendime paralele të disa anëtarëve të gjykatës, të cilët vlerësojnë se në këtë rast masa “Arrest në burg” rezulton joproporcionale, pasi pengon ushtrimin efektiv të detyrës së zgjedhur me votë dhe prek edhe të drejtat e zgjedhësve.

Ndaj Gjykatën e Lartë duhet të japë një vendim të ri duke adresuar në mënyrë të plotë të gjitha pretendimet kushtetuese të ngritura në rekurs i Veliajt.

Por sot këta gjykatës që qajnë dhe ulurijnë për pagën e pamjaftueshme për “punën kolosale” që po bëjnë në dëm të qeverisë Rama dhe të shtetit të së drejtës, duke marrë kompetenca që asnjë instuticion nuk i’u a jep, vendosën me “guxim dhe trimëri” t’i bëjnë m*tin në kokë Kushtetueses… të japin vendimin e vjetër dhe kanë 2 muaj për ta arsyetur “pse-në” antikushtetuese.

Tre gjyqtarët Sandër Simoni, Gent Shala e Valbon Çekrezi hodhën poshtë në menyrë të paprecedent vendimin e Kushtetueses duke vendosur se masa ndaj Veliaj ka qenë në zbatim të ligjit, pra 5 gjyqtarë kushtetues kanë gabuar dhe kjo duke përdorur si provë shqyrtimin dhe vendimet e dy gjykatave të shkallëve më të ulta dhe vendimin e tyre.

Kjo është një tallje skandaloze me shtetin dhe ligjin, sepse propocionalitet e shkallëve të gjykimit nuk është kërkese për tu sqaruar për Kushtetuesen, sepse është e drejt ligjore e çdo të ndaluar, pra… nuk është çeshtje që mund të diskutohet, por flitet vetëm për masën ekstreme me burg, që Gjykata e Lartë duhet ta argumentonte me fakte dhe prova se përse është marrë, duke miratur vendimet e dy shkallëve të tjera apo duke u bërë noter të SPAK dhe përse janë kaq të vendosur per të mos i lejuar ushtrimin e mandatit të kryetarit të bashkisë, të fituar me votë të drejtpërdrejtë kur GJK ia ka kthyer?!

Prishja e prova dhe largimi nga vendi janë intriga qesharake, sepse nuk ekziston asnjë mundësi që Veliaj të prishi provat kure hetimet kanë gati një vit që kanë përfunduar. Largimi është një tjetër justifikim prej idiotësh, sepse Veliaj nuk disponon dokument udhëtimi dhe është person publik dhe duhet të largohej nga zyra në Bashki i maskuar për tu arratisur si në vitet 90-të. Akuza më e rëndë e dumdumanëve të SPAK është biseda me telefonin e policit, vepra e fundit më shkalle më të lartë rrezikshmërie ndaj Gjykata e Lartë e ka provën që “Kushtetuesët” nuk e “kundërshton” dot.

Më në fund qytetarët shqiptarë mësuan diçka të rëndësishme… që drejtësia shqiptarë është kthyer në një bordello ku vetëm drejtësi nuk ka dhe kur shikon se këta palaço paguhen më shumë se kushdo në Shqipëri është për të vënë kunjën dhe për të qarë me “oi”. /Ekskluzive.al


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved