• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vendimi i Strasburgut për çështjen “Hysa”: Masa e paraburgimit nga gjykatat shqiptare shkel Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut

January 17, 2024
in Aktualitet
        
 

Një vendim i Gjykatës së Strasburgut tregon se si vendimet e gjykatave shqiptare për përdorimin e masave të paraburgimit mbi të akuzuarit, janë aplikuar jashtë kritereve ligjore dhe në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Konkretisht, në çështjen “Hysa kundër Shqipërisë”, një shtetase shqiptare, e cila ishte mbajtur në paraburgim me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pretendonte pranë GJEDNJ, se kishin munguar arsyet e duhura dhe të mjaftueshme nga gjykatat vendase për të justifikuar paraburgimin e saj.

Më herët, kërkuesja kishte apeluar masën ndaj saj në gjykatat vendase, me pretendimin se paraburgimi nuk ishte i justifikuar dhe as proporcional. Mungesën e justifikimit Afërdita Hysa e bazonte në faktin se ajo ishte vetë-dorëzuar pranë policisë dhe rreziku i arratisjes së saj nuk ekzistonte, pasi ishte e martuar me një oficer policie dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata Europiane i jep të drejtë ankueses dhe del në përfundimin se është shkelur neni 5 pika 3 i konventës europiane për të drejtat e njeriut (nen që lidhet me lirinë dhe sigurinë), pasi gjykatat vendase nuk kanë dhënë arsyet e duhura dhe të mjaftueshme për periudhën e parë të burgimit të kërkueses.

Vetëm rëndësia e veprës penale sipas GJEDNJ, nuk mjafton për të sjellë paraburgimin. GJEDNJ argumenton se burgimi kërkon dyshim të arsyeshëm dhe se rreziku i mundshëm i arratisjes nuk ishte adresuar siç duhej nga gjykatat shqiptare.

Në këto kushte, gjykatat shqiptare nuk kanë ofruar arsye të rëndësishme dhe të mjaftueshme për paraburgimin e kërkueses, duke sjellë shkeljen e nenit 5 të KEDNJ nga ana e tyre.

“Sipas praktikës gjyqësore të konsoliduar të gjykatës, mbështetur në nenin 5 pika 3, vijimi i një dyshimi të arsyeshëm është kusht “sinë qua non” për vlefshmërinë e paraburgimit.

Por pasi ka kaluar një kohë e caktuar – që do të thotë që prej vendimit të parë gjyqësor që urdhëron arrestin me burg, ai nuk është më i mjaftueshëm. Atëherë gjykata duhet të vendosë nëse ka arsye të tjera që vijojnë të justifikojnë privimin e lirisë…”, thuhet në vendim.

“Justifikimi për çfarëdo periudhe burgimi, pavarësisht se sa e shkurtër ka qenë kjo periudhë, duhet të demonstrohet në mënyrë bindëse nga autoritetet”, thotë GJEDNJ.


        
 
Next Post

Dhuna verbale e Mulit dhe Bardhit në Komisionin e Mediave, reagon ambasadori holandez: Skena të papranueshme!

Pse, i quani burra ju ata?!

Vrasja e kryemafiozit grek, flet “Agimi” nga Athina: Nëse doni të hiqni qafe dikë, merrni shqiptarë! Janë më të ashpër se grekët

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In