• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C!

05/10/2026
in Aktualitet
        
 

Shqipëria u përfshi në zonën e Europës Jugore që regjistroi temperatura dukshëm mbi normalen gjatë verës 2026.

Sipas hartave të Copernicus Climate Change Service, temperatura mesatare e ajrit në periudhën qershor-gusht në territorin shqiptar rezulton afërsisht 1 deri në 2.5°C mbi mesataren e viteve 1991-2020, me anomali më të larta në disa zona të vendit.

Shqipëria u përfshi gjithashtu në zonën ku gjatë verës u arrit kategoria “stres shumë i fortë nga nxehtësia”. Copernicus e klasifikon këtë nivel kur indeksi UTCI, i cili mat temperaturën e perceptuar duke marrë parasysh temperaturën, lagështinë, erën dhe rrezatimin diellor, arrin 38-46°C. Kjo nuk është temperatura e matur e ajrit, por niveli i nxehtësisë që përjeton trupi i njeriut.

Për Shqipërinë, situata me reshjet nuk ishte e njëjtë gjatë të tre muajve. Hartat tregojnë një tablo më të përzier në fillim të verës, ndërsa gushti shfaqet dukshëm më i thatë, me pjesë të vendit në kategoritë e reshjeve nën ose shumë nën mesatare.

Copernicus vëren se në gusht deficitet më të forta të reshjeve dhe të lagështisë së tokës u përqendruan në Europën Juglindore dhe se lagështia e tokës ra në nivele rekord në një pjesë të madhe të Ballkanit.

Edhe harta e lagështisë sipërfaqësore të tokës tregon përkeqësim në Ballkan gjatë pjesës së fundit të verës, me zona të Shqipërisë që kalojnë në kategoritë më të thata se mesatarja.

Treguesi i thatësirës i përdorur nga Copernicus kombinon reshjet me humbjen potenciale të ujit nga temperaturat e larta, duke e krahasuar situatën me periudhën 1991-2020.

Publikimi “Vera europiane 2026: Rekorde, ekstreme dhe konteksti” i Shërbimit të Copernicus për Ndryshimet Klimatike (C3S) përmbledh kushtet klimatike që karakterizuan Europën gjatë verës 2026, me fokus te temperaturat, valët e të nxehtit, thatësira, lagështia e tokës, prurjet e lumenjve dhe zjarret.

Sipas raportit, vera 2026 u karakterizua nga nxehtësi e pazakontë dhe e zgjatur në pjesën më të madhe të kontinentit, e shoqëruar me kushte të thata, prurje të ulëta të lumenjve dhe aktivitet të shtuar të zjarreve.

Në Europë, temperatura mesatare e verës ishte 1.17°C mbi mesataren e viteve 1991-2020, duke e renditur atë si verën e tretë më të ngrohtë të regjistruar në serinë e të dhënave ERA5. /Monitor.al/


        
 
Next Post

Bordello!

Mjekët e QSUT realizojnë me sukses ndërhyrhjen te tre vjeçarja! I heqin tumorin në tru

Apeli i GJKKO-së zbaton urdhërat e SPAK! Lë në fuqi "sekuestron konservative" të vilës së Igli Tares në Palasë me si pronë e fshehur e Belinda Ballukut

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved