Lideri i PDK-së, Kadri Veseli i kundërvihet Albin Kurtit, për qëndrimin që qeveria në detyrë po mban në lidhje me kufirimin Kosovë-Shqipëri.
Përmes një postimi në “Facebook”, Veseli shkruan se kur Kurti ishte në opozitë thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa tani si kryeministër po i ndan shqiptarët.
“Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”, – shkroi Veseli në “Facebook”.