Është vetëdorzuar dhe shoqëruar ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.
Ish-kryebashkiaku i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës.
Kajmaku akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumentave zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas lënies së tij”, dhe prej muajsh ishte shpallur në kërkim nga ana e policisë.