• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vettingu ‘han dy kokat’ e para, paralajmërimi i ambasadorit Donald Lu

March 20, 2018
in Aktualitet
        
 

“Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”.

Kjo ka qenë deklarata e bërë pak ditë më parë nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, pas dorëheqjes që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla bëri nga e drejta e emërimit në Gjykatën e Apelit, citon Java News. Tërheqja e tij sillte automatikisht edhe ndërprerjen e procesit të vetting-ut. Por, ashtu siç paralajmëroi edhe ambasadori Lu, kjo tërheqje nuk i shpëton këta ish- zyrtarë të lartë të shtetit nga korrupsioni apo shpërdorimi i detyrës.

Dhe si për ta ilustruar këtë, vetëm pak orë më parë, ndonëse ishte dorëhequr nga kandidimi për në Gjykatën Kushtetuese dhe ndaj tij ishte ndërprerë vetting-u, ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Ymeraj do të duhet të përballet me ligjin në Prokurorinë e Përgjithshme për njërën nga këto 2 vepra penale: ose korrupsion, ose shpërdorim detyre, të cilat nuk amnistohen, pavarësisht se ai është tërhequr nga sistemi i drejtësisë. Një gong ky edhe për ish- prokurorin Llalla, i cili nëse rezulton se ka konsumuar njërën nga këto dy vepra penale do të duhet të shkojë në Prokurorinë e Përgjithshme që të japë shpjegime, në institucionin të cilin ai e drejtoi për 5 vite me rradhë, duke shënuar rekorde skandalesh në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend.

Duket se tashmë po ndihet dhe pesha reale e vetting-ut, i cili deri tani ka ngrënë dy koka në nivele të larta: i pari ishte komisioneri Heral Saraçi i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më pas rradhën e ka pasur ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese Ymeraj i cili do te ndiqet penalisht, ndërsa pritet që pesha e ligjit të bie edhe mbi ata të cilët kanë menduar se duke u tërhequr nga vetting-u, do të mund të shpëtojnë për shkeljet e rënda të ligjit që kanë bërë nëpërmjet akteve korruptive dhe të shpërdorimit të detyrës. Beteja sapo ka nisur!


        
 
Next Post

KQZ publikon raportin e shpenzimeve të PD, 1.2 milionë lekë për konsulenca, dollarët për rusët s’figurojnë gjëkundi

Sondazh: Rama, Berisha, Meta apo Basha? Ky është idhulli i shqiptarëve

Pamje nga kamerat e fshehta në pyjet e Llogarasë, shikoni çfarë kanë filmuar natën (Foto)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In