Mund të duket si e vështirë për t’u besuar, por Viagra mund të rikthejë shikimin tek të verbërit.
Testet tregojnë se pilula kundër impotencës mund të ndalojë humbjen e mëtejshme të shikimit për pacientët që kanë filluar ta humbasin dhe madje mund të riparojë edhe dëmet që tashmë janë bërë.
Studimi dyvjeçar i udhëhequr nga shkencëtarët në Universitetin e Columbia-s në Nju Jork sugjeron se pilulat e vogla blu mund të ndalojnë degjenerimin makular të moshës, ose AMD, në gjurmët e tij të para.
Gjatë studimit të kryer, 5 pacientëve të moshuar me AMD iu dhanë nga dy pilula Viagra çdo ditë për dy vite rresht. Rezultatet treguan se medikamenti përmirësoi shikimin e një prej të moshuarve ndërsa 4 të tjerët u shëruan plotësisht.
Hulumtuesit u shprehën:
Viagra ofron potencial të rëndësishëm për mbajtjen dhe rimëkëmbjen e shikimit. Është e dukshme që pacientët kanë mbetur në gjendje të qëndrueshme dhe kanë një përmirësim të ndjeshëm në shikim.”