Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka treguar një bisedë me Dritan Priftin pak ditë para video-përgjimit mes këtij të fundit dhe Ilir Metës. Sipas Berishës, Prifti i kishte kërkuar ta emëronte ministër në një dikaster tjetër, në mënyrë që mos të nxirrte videon, ndërkohë që ish-kryeministri i ishte përgjigjur nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës sime.
Mirëpo, Berisha e ka ndryshuar këtë variant fillestar të tij, duke dhënë një variant të ri, sipas të cilir Edi Rama dhe Filip Çakulli kanë marrë një regjistrim të Priftit dhe e kanë manipuluar.
Meqenëse Doktori i ndryshon shpesh dëshmitë dhe nuk mban përgjegjësi për ato që deklaron, Fiks Fare ia ka rifreskuar kujtesën duke risjell në vëmendje deklaratat e tij të dikurshme për këtë çështje.





