Një incident është shënuar sot pranë Kryeministrisë, kur protestuesit janë rikthyer sërish aty pas marshimit, mes dyshimeve se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda.
Aktivisti Edison Lika ka qëlluar (dyshohet me gurë) një makinë qeveritare disa metra pranë godinës së Kryeministrisë, në kryqëzimin përballë RTSH-së.
Nga pamjet duket se Lika ka sulmuar makinën e kryeministrit Edi Rama, pasi ajo shoqërohej edhe nga një eskortë mjetesh të tjera.
Para ‘Benzit’ që u sulmua, kaloi fillimisht një motor Policie, më pas një tjetër automjet dhe pas ‘Mercedesit’, edhe një fuoristradë.
Forcat e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të aktivistit, duke bërë të mundur arrestimin e tij.
