Ora News siguron pamjet filmike të tentativës së vrasjes së Iljaz Ismailit në Poshnjë të Beratit, ku siç duket dhe nga ky filmim, Ismaili qëllohet me psitoletë drejt e në trup.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 21 Maj 2021 në fshatin Poshtë të Beratit, ku në ambjentet e pasme të lokal “Kështjella”, shfaqet një automjet fuoristradë ku prej saj zbresin 5 persona.
Personat që shihen në pamje filmike dukshëm pozicionohen dhe bëhen gati për konflikt, ndërsa më pas situata del jashtë kontrollit me përdorimin e armës.
Personat që shihen në pamje filmike janë Adriatik Shabani, Fatjon Shabani, Ilir Ngraça, Aurel Filaj, Ertil Tabaku, Mariol Hima dhe Bujar Hima. Mësohet se njëri nga këta persona është kushëri i shefit të Rendit në Policinë e Beratit.
Momentalisht për këtë ngjarje që fatmirësisht nuk pati viktima por vetëm një të plagosur, janë arrestuar, Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj.
Shabanaj e Filaj, tashmë janë lënë në masën e “arrestit në burg” por gjatë zhvillimit të gjyqit ata, nuk e kanë pranuar krimin dhe kanë deklaruar në sallën e gjyqit se janë të pafajshëm.
Ndërsa për tre personat e tjerë që shihen në pamjet filmike, policia dhe prokuroria e Beratit, është duke kryer hetime në gjëndje të lirë.
Në pamjet filmike të siguruara nga “Ora News”, rezulton se i pari që hyn në parkimin e lokal “Kështjella” është Iljaz Ismaili.
Ky i fundit shfaqet në vendgjarje me një automjet tip “Benz-Mercedes”. Sipas policisë së Beratit i plagosurit kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Anglia në Shqipëri.
Ndërsa pas Ismailit, hyn në parkingun e bar Kështjella dhe një automjet tjetër fuoristradë, nga e cila zbresin 5 persona.
Në pamjet filmike dallohet qartë se në vendgjarje, shkon dhe një person me bluzë të bardhë, i cili është vëllai i Iljaz Ismailit.
Pas këtij moment situate ka dalë jashtë kontrollit, duke u vënë në përdorim një armë pistoletë që mbahej nga Adriatik Shabanaj.
Nga të shtënat me armë është plagosur 33-vjeçari Iljaz Ismaili, ndërsa siç duket në këto pamje vëllai i Ismailit, personi me bluzë të bardhë, tenton të mbrojë vëllain e tij që në pamje filmike është pikërisht personi me bluzë të kuqe.
Pas të shtënave më armë autorët janë përjepkur të hyjnë në makinë dhe të largohen, por autori që qëlloi me pistoletë në ikje e sipër është rrëzuar, çka ka bërë që atij ti bjeri arma nga dora.
Personat kanë mundur të largohen por më pas dy prej tyre janë arrestuar nga policia e Beratit dhe tashmë janë lënë në masën e “arrestit në burg” nga gjykata e Beratit.