Vjollca Hoxha, me këmbënguljen e së bijës Lorit, poshtëroi dhe dëboi gazetarin Sokol Balla nga Top Channel, vetëm gjashtë muaj pasi e kishte kthyer në mënyrë të bujshme dhe me salltanete, përfshirë edhe një promo realizuar nga dhëndri Ledion Liço.
Shikoni videon: https://www.instagram.com/tv/Cb0Ql6JjDgs/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Themi poshtëroi pasi Sokol Balla dha një mesazh të qartë të premten e kaluar, teksa tha se donte të qëndronte në Top Channel, por sinjalizoi se fati i tij ishte në dorën e Vjollcës.
Të premten e kaluar, në puntatën e cila rezultoi e fundit për këtë emision nën logon e “Top Channel”, Balla u shpreh se “shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi ju uroj më të mirën”, duke lënë të kuptohet se vendimi mbi qëndrimin e tij nuk varet nga vetë ai.
Ndërkaq, paraditen e së hënës, rojet e sigurisë kishin marrë urdhër që Sokol Balla të mos lejohej që t’i afrohej godinës së Top Channel, thua se ishte një i dehur që do të thyente xhamat.
Mënyra arrogante dhe poshtëruese e dëbimit të Sokol Ballës nga tre zonjat e Top Channel bashkë me dhënrin Ledion Liço, pavarësisht ‘gabimit’ që mund të ketë bërë Koli, është një mesazh edhe për gazetarët e tjerë.
Me largimin gati të dhunshëm të Ballës, forcohen pozitat e dhëndrit Ledion Liço në Top Channel, i kishte mbetur duke shëtitur qenin nga Liqeni.
Gjashtë muaj më parë, Ledion Liço, i ‘këndonte’ Sokol Ballës për rikthimin e tij në Top Channel. Dhëndri ka bërë promon për rikthimin e Ballës, duke përshkruar si një superstar.
Gjashtë muaj më pas Balla do të dëbohej me urdhër të kunatës së Liços, vendim që forcon pozitat e këtij të fundit në Top Channel.