Një 27-vjeçar mbeti i vdekur mbrëmë nga plumbat e pistoletës së shokut të tij në lagjen “5 Maji” në Tiranë. Marius Dema qëlloi aksidentalisht sikurse raporton policia drejt mikut të tij Mehmet Qema.
Viktima ishte ulur mbrëmë në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë.
Por teksa autori, bënte prova duke mbushuar armën, ka qëlluar pa dashje në drejtim të shokut të tij, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Burime bëjnë me dije se Dema është dorëzuar në polici bashkë me një shok tjetër që ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e krimit.
Por, grupi i djemve në fjalë, shokë me disa reperë të njohur në vend nuk janë të panjohur për publikun shqiptar dhe grek.
Në janar të këtij viti u publikua një video e hedhur më herët në Instagram pikërisht nga Frenkli Myftari, i cili mesa duket ka patur rol drejtues në një prej togave të ushtrisë greke në një repart.
Në video, Myftari përshëndet shokët e tij “në lagjen 5 Maji”, një pjesë e të cilëve ishin ulur mbrëmë në tavolinën ku u vra Mehmet Qema, i njohur si “Tallmann” në rrjetet sociale, të cilin Frenkli Myftari e përmend në video.
Krahas viktimës, Myftari përmend edhe Marius Demajn, autorin e dyshuar të vrasjes dhe shokë të tjerë.
Videoja e publikuar para disa muajsh nga Myftari shkaktoi mjaft shqetësim në ushtrinë greke dhe ndaj tij dhe një tjetër të riu u morën masa disiplinore.