Sot u zhvillua një takim mes drejtorit të OBSH-së për Europën Dr. Hans Kluge, ministres Ogerta Manastirliu dhe mjekëve të spitalit Infektiv.
Të pranishëm në takim ishin mjek të njohur dhe infermier të spitalit infektiv, por kishte dhe nga ata mjek që në vend që të bënin detyrën për t’i ardhur në ndihmë pacientëve, u tërhoqën pa dëshirë nga krahu për të ndejtur para kamerave.
Gjatë këtij takimi ndodhi një situatë e pakëndshme, ku teksa Manastirliu po fliste, pas saj kalon mjeku Dhimitër Kraja që po mundohej të largohej nga mbledhja.
Por një nga anëtaret e tjera të stafit në spitalin Infektiv ka bërë gjithçka që ta mbante aty Krajën, i cili më në fund bindet dhe vendoset në vijën e dytë, teksa Kluge dhe Manastirliu mbajnë fjalën e tyre.
Mirëpo siç shihet në video mjeku qëndron pa dëshirën gjatë takimit, duke bërë ecejake sa para sa pas. Ai madje bën dhe me shenjë nga drejtuesi i OBSH dhe Manastirliu.