Në kryeqytetin turk, Ankara, po mbahet dita e dytë e Samitit të NATO-s. Liderët e 32 vendeve anëtare, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, kanë realizuar edhe foton familjare në nisje të punimeve.
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama shfaqet krah presidentit turk Erdogan, ndërsa aty ndodhen edhe liderët e tjerë botëror si Rutte dhe Trump.
Por, në videon e shpërndarë nga zyra e shtypit të Kryeministrit, shfaqet edhe një moment kur atletet e veshura nga Kryeministri Edi Rama tërheqin vëmendjen e Mark Ruttes, i cili më pas ia tregon menjëherë Presidentit Trump.
Samiti u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa vetëm fjala hapëse e Erdogan ishte ajo që u transmetua drejtpërdrejt nga mediat.





