Një polic në SHBA është konfliktuar me një qytetar pasi ky i fundit nuk zbatoi rregullat e qarkullimit rrugor. Ngjarja nisi pasi një qytetar ishte duke kaluar në një kryqëzim, por jo tek vijat e bardha.
Kaq ka mjaftur që polici ta ndalonte këmbësorin dhe ta gjobiste atë. Pas debatit me policin për gjobën, ky i fundit e shtrin në tokë dhe e grushton, ndërsa më pas i vendosen prangat më ndihmën e kolegut të tij.
Policia e Sakramentos në SHBA bëri me dije se kanë filluar hetimet ndaj policit, ndërsa këmbësori është liruar pak orë pas arrestimit.