Në Celtic Park, në ndeshjen e Champions League mes Celtic dhe Shakhtar, është parë ndoshta gabimi më i madh në historinë e këtij kompeticioni. Danylo Sikan mund të ishte heroi i Shakhtarit, por në vend të kësaj ai bëri një gabim që me siguri do ta ndjekë atë gjatë gjithë karrierës së tij.
Ky 21-vjeçar u gjend i vetëm përballë një porte bosh, por nuk arriti të gjuante fare edhe pse kishte gjithë kohën e botës. Sikan pati një kontakt të parë shumë të keq me topin që i doli nga kontrolli. Kur pa se çfarë ndodhi, shikoi me mosbesim stolin dhe shokët e skuadrës.
https://twitter.com/thekingofscot/status/1585006561344167937?