Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Egjeut në Turqi. Sipas raportimeve tërmeti ka qenë i magnitudës 6.9 ballë.
Epiqendra ka qenë 17 km larg brigjeve të Izmirit, ndërsa sipas Shërbimit Gjeologjik lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, por edhe në Athinë.
Deri më tani raportohen mbi 20 pallate të shembura totalisht, në të cilat po vazhdojnë operacionet për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat.
Ndërsa në shumë zona uji ka vërshuar në rrugët e qytetit dhe njerëzit larguan të frikësuar. Një cunami ka goditur qytetin Vathi të ishullit Samos, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, e disa të plagosur. Në disa rrugë dalin peshq të gjallë.
Qeveria greke është paralajmëruar për një cunami të dytë, por me forcë të ulët. “Protothema” ka cituar për këtë profesorin Konstantinos Synolakis.
Deri tani nuk dihet sa është numri i v.iktimave, por imazhet e publikuara në Izmir tregojnë shumë ndërtesa të shembura.
Në vitin 1999 në Izmir rreth 17 mijë persona humbën j.etën nga një tërmet i fuqishëm.
Mëposhtë një videopërmbledhje nga ekskluzive.al të pamjeve apokalitike të tërmetit në Turqi.