• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Video/ Panik në ajër në Rodos, avioni me 33 pasagjerë pëson defekt në motor, përfshihet nga flakët gjatë fluturimit

30/08/2026
in Aktualitet
        
 

Momente ankthi kanë kaluar 33 pasagjerë të një avioni që ishte nisur nga ishulli grek i Rodosit drejt Karpathosit.

Avioni me helika ATR 42 i kompanisë Olympic Air, pjesë e grupit AEGEAN, u detyrua të kthehej në aeroportin “Diagoras” të Rodosit vetëm pak minuta pas ngritjes, për shkak të një problemi në njërin prej dy motorëve.

Sipas mediave lokale, gjatë fluturimit nga motori u pa të dilte tym dhe raportohet se për disa çaste u shfaqën edhe flakë. Pamjet e publikuara tregojnë një gjurmë të dukshme tymi pas avionit. Piloti reagoi menjëherë dhe vendosi të kthehej në Rodos. Sipas raportimeve, motori me problem u çaktivizua dhe avioni vazhdoi fluturimin me motorin tjetër, duke u ulur pa probleme.

Në aeroport ndërkohë ishte dhënë alarmi. Zjarrfikësit dhe shërbimet e emergjencës u vendosën pranë pistës, por ndërhyrja e tyre nuk ishte e nevojshme.Të 33 pasagjerët dhe tre anëtarët e ekuipazhit zbritën të sigurt dhe nuk u raportua asnjë i lënduar

Kompania AEGEAN, në njoftimin e saj zyrtar, është më e rezervuar për shkaqet e incidentit. Ajo nuk konfirmon se motori mori flakë, por thotë se avioni shfaqi një sinjal për një problem të mundshëm në sistemin e vajit të njërit prej motorëve. Për këtë arsye, kapiteni ndoqi procedurat e sigurisë dhe vendosi kthimin e menjëhershëm në Rodos.

Avioni, me numër fluturimi OA94, kryente fluturimin e linjës Rodos–Karpathos dhe më pas do të vazhdonte drejt Kasosit dhe Sitias.Pas incidentit, AEGEAN dërgoi një avion tjetër nga Athina për të marrë pasagjerët dhe për të vazhduar udhëtimin e tyre. Shkaqet e sakta të defektit pritet të përcaktohen nga kontrolli teknik i avionit. Deri tani, ajo që konfirmohet zyrtarisht është se ekuipazhi veproi sipas procedurave dhe se incidenti përfundoi pa asnjë të lënduar.

Top Channel/ Panik në ajër në Rodos, avioni pëson defekt me motorin, përfshihet nga tymi


        
 
Next Post

Lind “NATO-ja” e re myslimane! Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani aktivizojnë paktin e mbrojtjes së përbashkët

“Cunami nga qielli”! Si ndodhi katastrofa në Nepal, vala e ujit arriti deri në 200 metra?!

Ndërron jetë Dorina Kuka, këshilltare në Bashkinë e Tiranës dhe ish-drejtoreshë e shkollës “Ali Demi”

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved