Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme të konsumojë një kafe në një nga lokalet e Romës me drejtorin e komunikimit për mediat, Endri Fugën. Në momentin që u ulën në tavolinë, Rama ishte edhe ‘live’ në profilin e tij në Facebook dhe i gjithë dialogu me Fugën u dëgjua.
Pasi mbyll telefonin, Rama i drejtohet Fugës duke komentuar ndihmën prej 15 mln eurosh të dhënë nga Komisioni Europian, si diccka shumë të mirë. Më pas kryeministri shton se akoma më e mirë është konferenca e donatorëve që do të zhvillojë Ursula Von der Leyen.
“15 milionëshi i parë është me një fond që e kanë nxjerrë me urgjencë nga portofoli i komisionierit që ka zëvendësuar Hahn. Ajo që është e rëndësishme, konfirmohet konferenca e donatorëve që do të bëjë që të jetë mundësia për të bërë një kontribut përtej kontributit të BE-së. Ndërkohë që më thanë që po punojnë dhe për kërkesën tonë që gjithë fondet IPA të Shqipërisë të mblidhen në një paketë. Kështu që e gjitha duket goxha mirë,”- dëgjohet të htotë ai.
Ndërsa Fuga shton më pas: Ua, super!
Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente tepër të vështira pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Lidhur me këtë situatë, KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti. Leyen u shpreh më pas se BE-ja do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin.