• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

VIDEO/ Shpërthen vullkani në Indonezi: Mbyllen 8 aeroporte! Mbi 700 fluturime të pezulluara dhe mbi 150 mijë pasagjerë të bllokuar

07/09/2026
in Bota
        
 

Mbi 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi pasi shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau detyroi autoritetet të mbyllin përkohësisht tetë aeroporte për shkak të përhapjes së hirit vullkanik.

Aeroporti Ndërkombëtar Soekarno-Hatta në Xhakartë ishte i pari që ndërpreu operacionet të dielën në mëngjes, pasi hiri u zbulua në hapësirën ajrore. Më pas, pezullimi u shtri edhe në aeroporte të tjera, pasi analizat treguan se reja e hirit po lëvizte drejt Javës Perëndimore.

Ministri i Transportit, Dudy Purwagandhi, tha se deri tani janë prekur 712 fluturime dhe u kërkoi kompanive ajrore të shqyrtojnë devijimin e disa linjave drejt aeroporteve të tjera. Ai u bëri gjithashtu thirrje operatorëve të përshpejtojnë rimbursimin e biletave për pasagjerët e prekur dhe t’i informojnë në kohë udhëtarët për të shmangur grumbullimet në aeroporte.

Ndikimi më i madh është regjistruar në fluturimet drejt dhe nga Singapori, ndërsa janë prekur edhe linjat ndërkombëtare me destinacion Doha, Sidnej dhe Kuala Lumpur.

Sipas autoriteteve, Anak Krakatau nisi aktivitetin intensiv të premten në mbrëmje, me shpërthime të njëpasnjëshme, rrjedhje llave, aktivitet sizmik të vazhdueshëm dhe zhurma të forta. Dy shpërthime të tjera u regjistruan edhe në orët e para të së dielës.

Agjencia Meteorologjike e Indonezisë bëri të ditur se hiri vullkanik arriti deri në 6 mijë metra lartësi mbi ishullin Java në lindje të vullkanit dhe deri në 15 mijë metra në anën e Sumatrës.

Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka rrezik për cunami si pasojë e aktivitetit të fundit të vullkanit, i cili ndodhet në Ngushticën Sunda, mes ishujve Java dhe Sumatra.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje banorëve të zonave të prekura të qëndrojnë brenda dhe të përdorin maska për t’u mbrojtur nga hiri vullkanik, i cili mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen dhe irritim të syve e lëkurës.

Sipas mediave lokale, disa shkolla kanë pezulluar aktivitetet pasi nxënësit dhe banorët raportuan irritim të syve nga hiri, ndërsa edhe peshkatarët kanë ndalur daljet në det. Një banor i zonës tha se hiri është aq i dendur sa duhet të pastrojë oborrin e shtëpisë çdo pesë minuta.

Anak Krakatau, që në shqip do të thotë “Fëmija i Krakatoas”, është një nga vullkanet më aktivë të Indonezisë. Në vitin 2018, shembja e një pjese të tij shkaktoi një cunami më shumë se 400 persona dhe plagosi e zhvendosi mijëra të tjerë në brigjet e Sumatrës dhe Javës.


        
 
Next Post

Skadon afati i rregullave të fleksibilitetit për hyrje-daljet në BE, priten radhë dhe vonesa në pikat kufitare

20 vjeçari Antonelli legjendë: 23 parakalime për fitoren historike në Itali! Shkëputet për kreun e Formula 1

Pas atij në Levan-Tepelenë një tjetër aksident me vdekje sot në autostradën Durrës-Tiranë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved