Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim, në ambientet e Kryeministrisë, këngëtarin e njohur amerikan, Kanye West, i cili do të performojë mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga takimi me Kanye West, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja.
Shefi i Qeverisë i ka treguar reperit amerikan mjediset e brendshme të Kryeministrisë dhe pikturat që ndodhen atje.
Rama e ka shoqëruar postimin në rrjetet sociale me këngë të Kanye West, si dhe me 5 yje sipër videos, duke ironizuar kështu sulmet online të kryera nga disa prej organizatorëve të protestave në Tiranë, kundër bizneseve, për uljen e vlerësimeve të tyre.
https://youtu.be/VhLxc_73fAU?si=FibBBiTUbcDKo4LN



