• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Violeta Manushi, aktorja që skaliti me pasion dhe përkushtim përmendoren e pavdekësisë

August 31, 2020
in Nostalgji
        
 

Violeta Manushi, aktorja që skaliti me pasion dhe përkushtim përmendoren e pavdekësisë. Prej 11 vitesh Vjoleta Manushi nuk është më, por gjithëçfarë ajo skaliti me pasion dhe përkushtim e ruajnë të pacënuar në kujtesën e gjeneratave atë figurë emblematike të artit skenik shqiptar.

Edhe sot ajo është po kaq e gjallë, sa ç’ishte kur ngjitej dhe zbriste skenën, dhuronte emocione dhe merrte kaq shumë mirënjohje përmes duartrokitjesh dhe adhurimit. Rruga deri në panteonin e famës ishte sa e vështirë aq dhe ngadhnjyese.

Por ëndrra di gjithnjë të të rrëfejë rrugën e pavdeksisë, dhe Vjoleta Manushi hoqi atë udhë që e çoi deri atje lart ngaku nuk do të mund ta zbresë asnjë stuhi dhe shtjellë e ndryshesave dhe ngulmeve transformuese ku arti skenik ka hyrë. Sepse ajo është kujtesë, është nostalgji, është çfarë e bën të përgjithmonshme ëndjen dhe adhurimin.

Vjoleta Manushi i përkiste një gjenerate aktorësh, regjisorësh, skenaristësh, kameramanësh, etj… të cilët më shumë se talenti, i transformoi në përmendore pasioni, puna me përkushtim dhe vetmohimi për atë ëndërr, të cilës ata i kishin kushtuar jetën e tyre dhe vetë arti i shpërbleu duke i bërë të pavdekshëm.

“Sikurse e shihni, unë jam nisur për udhë, që nuk është e gjatë. Nuk jam pishman që po shkoj, jetova 81 vjet e kusur, për më tepër jetova me nder. Kemi qenë të varfër, por nuk kemi lypur. Kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë”.

Violeta Manushi i tha këto fjalë në orët e fundme të frymës, më 27 korrik 2007, fjalë që nuk do të ishin vetëm të fundit, por kumtim solemn i denj për epitaf korifejsh. Ajo nuk ishte një shenjtore, por gjithçka e përkorë, gjithçka e virtytshme, gjithçka ngadhnjyese dhe përkushtuese që mbushi jetën e saj ishte e bekura dhe ujdhesë e njeriut të motivuar nga mirësia. “Teta Ollga”, artistja e madhe, me kurajën e pashembullt, me humorin që kishte brenda tragjiken, me qëndrimin e saj, e bëri shumë të lehtë takimin me vdekjen.

Ajo u shua për të lënë pas emrin që skaliti me shkronja të arta në memuarin e traditës së artit skenik shqiptar. Iku për të lënë rolet e saj të pavdekshme. Mori udhën e amshimit për të mos harruar të na gostisë vijimsisht me humorin dhe virtuozitetin skenik. /Albert Vataj


        
 
Next Post

Ja pse Athina e hapi tani çështjen e kufirit, Berisha e shiti detin sepse mbahet peng nga grekët, i shpëtoi burgut falë beniaminit të tij në prokurori

Myslim Pashaj zbardh prapaskenat: Ja si Greqia po tenton të rikthejë marrëveshjen e 2009 me Berishën, harta e re projekt pushtimi

Vijon kufizimi i lëvizjeve me Greqinë dhe Italinë, mbeten në fuqi rregullat e forta, ja njoftimi i qeverisë greke

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In