• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vjedhja e Bankës së Shqipërisë, dy ish-punonjësit e dënuar në betejë për të kthyer 713 milionë lekët e grabitura

10/08/2026
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Çështja penale e grabitjes së Bankës së Shqipërisë, ndodhur përmbi një dekadë më parë, është mbyllur, por lufta civile për kthimin e shumës shtetit shqiptar vazhdon ende.

Mbasi dy gjykata civile kanë urdhëruar dy të akuzuarit, ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë, që të kthejnë shumën e vjedhur prej 713 milionë lekësh, të dy ata do të përballen me Bankën e Shqipërisë.

Siç mëson Top Channel, nga burime të sigurta, ish-përgjegjësi i arkës stok, Ardian Bitraj, dhe ish-specialistja Mimoza Bruzia kundërshtojnë kërkesën e Bankës së Shqipërisë, që këmbëngul detyrimin e të paditurve për të kthyer solidarisht paratë, të konsideruara si dëm i shkaktuar nga vjedhja e Departamentit të Emisionit të Bankës së Shqipërisë.

Ngjarja u zbulua gjatë 2014 dhe në atë kohë u vunë në diskutim rregullat e bankës. Të dy ata thonë që paratë ishin të dëmtuara dhe duhet të zbresë prej andej një shumë prej 143 milionë lekësh.

Në procesin penal, dy të pandehurit u dënuan me gjykim të shkurtuar, Bitraj me 13 vite burgim dhe Bruzia me 10 vjet burgim. Ndërkohë, në një proces të veçuar, ish-guvernatori u shpall unanimisht i pafajshëm dhe u dëmshpërblye nga gjykata administrative për dëmin moral dhe largimin nga detyra.

Bitraj tregoi në atë kohë se paratë që duhet të asgjësoheshin i përvetësoi gjatë 2010-s, dhe se i mbushte arkat e boshatisura me libra që të humbiste gjurmët, duke ruajtur peshën. Banka e Shqipërisë ishte palë në proces dhe më pas nisi gjykimin civil, ndonëse i dyshuari insistoi se i kishte humbur të gjitha paratë në loto dhe kazino.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Gjykata e Lartë nuk ka caktuar ende një datë dhe as trupë gjyqësore.

Top Channel


        
 
Next Post

Gjermania paralajmëron rikthimin e emigrantëve drejt Italisë dhe Greqisë, ja çfarë ndryshon pas hyrjes në fuqi të paktit të ri të BE-së

“Zelensky bëri një gabim diplomatik”! Deputeti ukrainas kritikon presidentin për deklaratën në Beograd: Këtu e mbështesim pavarësinë e Kosovës

Nga arrestimi në Dubai te ekstradimi në Dublin: Bosi i kartelit mbërrin në Irlandë! Përballet me akuza për krim të organizuar

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved