• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vrasja e Sabrinës, krim i parathënë

September 12, 2021
in Aktualitet, Blog
        
 

Çapajev Gjokutaj

E vrau tek po hante. Ishte drekë e vonë, sa qe kthyer nga puna dhe kishte uri. I duhej të punonte, të ushqente veten dhe vajzën tre vjeçare. Krimi për të cilin u ndëshkua Sabrina 23 vjeçare ishte divorci nga një burrë problemor, dmth nga ky ‘trimi’ që e vrau me bukë në gojë.

S’ishte krim i papritur, rrufe në qiell të pastër, përkundrazi ishte vrasje e paralajmruar. Para një viti e ndjera kishte marrë vajzën dhe kishte ikur tek prindërit për t’i shpëuar sherrit e shamatasë së përditshme. Trimi në fjalë qe ofenduar rëndë dhe kishte vajtur ta merrte nën kërcënimin e armës. Si rezultat përfundoi në burg. Kemi apo s’kemi shtet!

U gjetën ca të pandërgjegjshëm, gjyqtarë e mjekë që, për arsye që s’dihen por të gjithë i marrim me mënd, e nxorrën nga burgu tak – fak. Përkundër zullumeve të një pakice të korruptuar, shteti mbeti shtet, gjykata e paisi vajzën e gjorë me urdhër mbrojtjeje. E mbrojtur me dy gisht letër ishte edhe kur në mes të ditës erdhi trimi dhe e vrau. Të paça o shtet?

Parë kështu vrasja e Sabrinës ishte e paralajmruar, madje edhe e parathënë. Erdhi si fatalitet që, megjithëse kishte dhenë shenja prej kohësh, nuk e shmangën dot as dy familjet, as komuniteti, madje as shteti.

Por vrasja në fjalë ishte e parathënë edhe në një rrafsh tjetër, më të gjerë. Flasim e përflasim jo pak vrasje të këtij lloji. Rioshë e burra të prekur në namuz, rrëmbejnë koburen e bëjnë gjëmën se e dashura a bashkëshortja braktisin lidhjen a kërkojnë divorc. Sa kohë të kemi namuzqarë të tillë, që i shohin vajzat a gratë jo si partnere të barabarta, por si mall që u përket atyre, vrasjet e kësaj natyre do do vazhdojnë si fatalitet.

Në raste si ky i djeshmi në Fier kambanat nuk bien për viktimën, por për atë që ka vdekur brenda nesh si shtet, si moral, si shoqëri e si individë.

(Nga cikli ‘Djerrinat e shpirtit’)


        
 
Next Post

Kujdes kur mbështeteni në ballkonet e Hotel "Rogner", ato mund t'iu marrin jetën si të ndjerit Ajdin Mustafi, vetëm 28 vjeç

FBI publikon dokumentin e rrallë të sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA

Shkëputja e ashensorit tek Kompleksi "Fratari", banorët: Kishte pasur disa herë probleme, hynim me frikë brenda

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In