• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Prapambetje

Vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar, 10 faktet dhe misteret e ekzekutimit të Avni Rustemit

April 28, 2018
in Prapambetje
        
 

Në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017” të Roland Qafokut listohen edhe 10 fakte për vrasjen e Avni Rustemit, por edhe 10 mistere që e shoqërojnë atë.

 

10 fakte

 

  1. Avni Rustemi është i pari deputet i Parlamentit shqiptar që u vra ndërsa ushtronte mandatin

 

  1. Të dhënat janë se autori i vrasjes, Isuf Reçi, ishte shtyrë nga Osman Bali për të kryer vrasjen e Avni Rustemit në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Esad Pashë Toptanit

 

  1. Isuf Reçi kishte qenë dikur një nga shërbëtorët e Esad Pashë Toptanit dhe më pas kishte marrë një mulli në të cilin punonte për të mbajtur familjen

 

  1. Vdekja Avni Rustemit i është shkaktuar nga një plumb i vetëm i cili i shkaktoi gjakderdhje, ndërsa plumbi i dytë nuk i shkaktoi ndonjë pasojë

 

  1. Zemra i’u nxor nga trupi dhe u ruajt për shumë vite e balsamosur në një farmaci të Vlorës

 

  1. Për gjashtë ditë në Tiranë u kryen homazhe në nder të Avni Rustemit dhe u mbajtën fjalime nga deputetë të opozitës, të cilët akuzonin Ahmet Zogun si ideator të kësaj vrasjeje.

 

  1. Pasi trupi u dërgua në Vlorë, atje u kryen edhe tri ditë të tjera homazhe për ta varrosur më pas pranë varrit të Ismail Qemalit

 

  1. Sipas kujtimeve të Mustafa Krujës, autori i vrasjes, Isuf Reçi, kishte dashur të vriste më parë Ahmet Zogun, por kishte ndërruar mendim

 

9.Vrasja e Avni Rustemit ishte shkëndija që ndezi Lëvizjen e Qershorit, ose atë që historiografia komuniste e quajti revolucioni demokratiko-borgjez, por që në fakt ishte kryengritje me armë për marrjen e pushtetit

 

  1. Pas më shumë se 45 vjetësh, më 22 nëntor 1969, me dekret të Presidumit të Kuvendit Popullor Numër 4600 dt.22 nëntor 1969, Avni Rustemi u dekorua me titulliun e lartë “Hero i Popullit”

 

10 mistere

 

  1. Nga cilët ruhej Avni Rustemi meqenëse dy persona e ruanin në çdo lëvizje të tij?

 

  1. Përse Myfit Libohova u largua jashtë Shqipërisë pas vrasjes së Avni Rustemit?

 

  1. Si ka mundësi që ditën e vrasjes dy truprojat e Avni Rustemit ishin në Durrës dhe ai lëvizte i vetëm në Tiranë?

 

  1. Përse Avni Rustemi u qëllua për vdekje pikërisht ditën që do të paraqitej në ambasadën amerikane për të marrë vizë, sepse do të takonte diasporën?

 

  1. A ka gisht vetë opozita e asaj kohe në këtë vrasje që i shërbeu politikisht për të shpërthyer revolucionin?

 

  1. Sa kanë pasur gisht shërbimet sekrete të huaja në vrasjen e Avni Rustemit?

 

  1. A ka lidhje vrasja e Avni Rustemit me atentatin që Beqir Valteri i bëri Ahmet Zogut në Parlament, për të cilin tregoi se e kishte shtyrë Avni Rustemi?

 

8.Përse varrimi i Avni Rustemit u bë në Vlorë dhe jo në vendlindjen e tij Libohovë e as në Tiranë ku ai ushtronte aktivitetin si politikan?

 

  1. Çfarë kuptimi ka që 3 vjet pas vrasjes, Ahmet Zogu i lidhi pension nga fondi sekret i Ministrisë së Brendshme Neim Rustemit, babait të Avni Rustemit, dhe përse pensioni ndaj të atit të Rustemit ishte i fshehtë dhe jo publik?

 

  1. Përse Neim Rustemi që kishte akuzuar publikisht direkt ministrin Mufit Libohova e pranoi këtë./Panorama

        
 
Next Post

Vito Kapo: Liri Belishova kishte kërkuar eleminimin e Hysni Kapos për të shpëtuar Enver Hoxhën

Foshnja i shpallur i vdekur vazhdon të jetojë, mjekët kanë frikë të dalin rrugëve...

“Bënin seks në zyrë për 3 vite me rradhë!”, ja si Enver Hoxha e dënonte "imoralitetin"

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In