Shkrimtarja e njohur, Mira Meksi, iu bëri apel të gjithëve që t ‘i mundësohet vaksinimi para se të jetë radha e grupmoshës që i përket Meksi. Thirrja e shkrimtares erdhi pasi ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe do nisej për një trajtim të specializuar jashtë vendit.
Shembet ditën e sotme Ura e Tapizës/ Ministrja Balluku bën njoftimin e rëndësishëm, zbulohen detajet e devijimit të trafikut
Ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetin social, Meksi ka falenderuar të gjithë pasi ka realizuar vaksinimin dhe pastaj ata që e mundësuan të futej pa radhë, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Meksi shprehet se vaksinimi i saj është një dritë në fund të tunelit, dhe tashmë asaj do ti mundësohet trajtimi mjekësor për sëmundjen nga e cila vuan.
Mira Meksi pas vaksninimit:
Miqte e mi, dashamires, jeni aq shume sa nuk jua permend dot emrin. Por zemra ime ju njeh te gjitheve. Me keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, me keni dhene force dhe energji per ta perballuar semundjen. Ju jam perjetesisht mirenjohes. Ju uroj se pari shendet dhe force njerezore ne keto kohera te zeza! Ka drite ne fund te tunelit!Falenderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu qe me mundesuan vijimin e trajtimit te metejshem te semundjes! Zoti me ne te gjithe!