• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Vuçiç bën deklaratën e fortë: Nuk dimë se ku janë kufijtë midis shqiptarëve e serbëve

October 16, 2018
in Diaspora
        
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic ka deklaruar prerë se tashmë është e nevojshme të përcaktohen qartë kufijtë mes shqiptarëve dhe serbëve.

Termi përkufizim i kufirit do të thotë që kemi kufij mes shqiptarëve dhe serbëve e që sot nuk e dijmë ku janë. Pyetja ime është ku janë ata kufij, aty ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët? Askush në botë nuk e di saktë ku janë këta kufij”, ka thënë Vuçic në një prononcim për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë,.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka folur për detajet e politikës së tij karshi çështjes së Kosovës, në takimin Kina dhe partnerët “16+1” që po mbahet në Beograd.

“Unë kam menduar se është e rëndësishme që të dimë të ardhmen tonë, të kemi paqe dhe stabilitet me shqiptarët në 100 apo 200 vjetët e ardhshme. Qytetarët e Serbisë mendojnë se është më mirë të jemi as në tokë as në qiell. Mirëpo unë mendoj se kjo është gabim, nuk është pikëpamje e gjerë dhe strategjike por mua më takon të respektoj vullnetin e popullit” ka shtuar Vuçiq.

Përveç tjerash, presidenti serb ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se më 11 nëntor do të takojë në Paris, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ku do të vazhdojnë diskutimet për çështjen e Kosovës.

“Në tavolinë është e lejuar të vihet gjithçka prandaj unë po hesht. Kur dëgjoj marrëzi për, nuk e di, Medvegjën, Bujanovcin dhe ku e di se çka, unë nuk bëj zë. Le të thonë gjithçka që mendojnë, dhe do ta shohim a mundemi të mbërrijmë deri te një marrëveshje apo jo. Unë qartazi dyshoj, e shoh se nuk ka asgjë prej kësaj pune, shqiptarët në vend se të reduktojnë pritjet e popullit të tyre ata i rrisin ato, krejt e kundërta se si veproj unë këtu në Beograd dhe Serbi” deklaroi presidenti serb.

Në këtë deklaratë, Vuçiq ka folur edhe për rolin e faktorit ndërkombëtar në çështjen e Kosovës.

“Kemi një qëndrim hipokrit të bashkësisë ndërkombëtare në të cilin nuk kanë rënë amerikanët. Ky qëndrim thotë se gjoja ndryshimi i kufijve, të cilët nuk e dinë ku janë por mendojnë për kufijtë e Kosovës së pavarur, hap kutinë e Pandorës. Po pse atëherë e keni hapur në vitin 2008, në vitin 2006 apo në vitet e 90’ta duke e shkatërruar Jugosllavinë? Çfarë keni bërë kështu?” ka shtruar pyetjen presidenti Vuçiq.

Çështja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi ka përmendur termin korigjim të kufirit, dhe sipas tij, përmes këtij procesi Kosovës do t’i bashkohen komunat e Luginës së Preshevës.


        
 
Next Post

Rrëfehet Sara Hoxha për vdekjen e babait: Fajin për mua e kishte mami!

Qytetarja rome: O të marrsha të ligat! Rama: Jemi larg, s’të përqafoj dot

Basha "ultimatim" Ramës: Do të të vijë fundi shumë shpejt nga dhuna që po ushtron mbi popullin?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In