Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas përfudnimit të takimit në Bruksel, tha se “nuk ka marrëveshje mes palëve dhe as për asociacionin”, por ka një marrëveshje që ai dhe Kurti të vijojnë takimet e nivelit të lartë.
Vuçiç shprehu besimin e tij se do të mund të arrihet një marrëveshje për të dyja palët dhe se ka insistuar në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin, që po has kundërshtitë e kryeministrit Kurti.
“Nuk është arritur asgjë përveç që do të bisedojmë. Si të bisedojmë kur ka kundërshtime për Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Së pari duhet të zbatohet, sido që ta ktheni, Asociacioni është në rend të parë. Pastaj do të shohim çfarë do të ndodh tutje.
Kam ardhur për të nënshkruar një propozim. Sa i përket pyetjes, ka një fushatë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Do të njihen me atë se çfarë është nënshkruar. Ekzistojnë 22 parime që kemi nënshkruar fjalë për fjalë janë të rëndësisë të posaçme për popullin serb.
Nëse dikush nuk e kupton, nuk e kupton realitetin. Nëse dikujt do t’i binte ndërmend, pyetja ime është si të paguajmë rrogat profesorëve, arsimtarëve, mjekëve motrave medicinale. Nuk kemi Bashkësi, por një Bashkësi. Nuk kemi shtruar pyetje të vështira. Nuk besoj se keni lexuar parimet për themelimin e Asociacionit. Më thoni se cilat adresë të dërgojë dokumentet e nënshkruara e pranuar.
Për këtë kam dëgjuar me kujdes z. Kurti e kam kuptuar se gjithë atë që tha, dhe pse është e papranueshme për të. Por këto janë çështje që duhet të arritura, e besoj do të përmirësohen. Më 23 ose 24 ata duan të kenë një raport për Këshillin e Evropës nëse kemi arritur diçka. Do të takohemi sërish. Ka qenë një takim shumë i vështirë.
Natyrisht që përmenda takimin e ardhshëm, duhet patjetër. Kanë insistuar në zbatimin e marrëveshjeve për Asociacionin, Kurti ka refuzuar. Thotë se do të arrihet një marrëveshje, por ka mbetur në situatë të paqartë. Mirë që folëm, por besoj se do të gjendet një marrëveshje për të dyja palët”, tha Vuçiç.