• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vulëhumburit po tentojnë të mbajnë peng Shqipërinë!

May 16, 2018
in Debat

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste me vizitën e tij në Francë dhe takimin me presidentin Macron por shumë shpejt ka kaluar tek akuzat e opozitës. Ndonëse fillimisht nuk e ka përmendur literalisht çështjen “Xhafaj”, Rama tha se opozita është sulur me tërbim për të hedhur në erë negociatat në pritje të përgjigjes së qershorit dhe se kanë frikë nga drejtësia. Kryeministri i quajti përfaqësuesit e opozitës vulëhumbur pa atdhe e të çoroditur.

“Mirëdita të gjithëve! Dje isha në Paris për të vijuar për të vijuar përpjekjen e vështirë por jo të pamundur të bindjes së çdo vendi anëtar të BE-së për t’i dhënë vendit tonë në fund të qershorit atë që përmes reformash dhe rezultatesh të arritura me shumë mund, Shqipëria ka merituar, çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Takova presidentin Macron i cili pas kërkesës sime për një takim sy më sy gjeti kohë për të më takuar. Në takimin që zgjati jashtë parashikimit për shkak të një bisede shteruese, se dëgjova fjalë tejet inkurajuese për Shqipërinë. Ai më tha se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër sepse sipas tij nuk është çështja vetëm e Shqipërisë dhe Maqedonisë por reformimit të zonës Shengen.

Ka akoma javë dhe punë për të bërë në realizim të këtij objektivi madhor por gjë mangët nuk do t’i lë, nuk do t’i lëmë kësaj çështje me interes madhor. Ku për fatin e keq të Shqipërisë duhet të përballemi me kushte jo në favor të Shqipërisë por duhet të ndeshemi përditë pa pushim me murin qorr të baltës që opozita e këtushme i ngre Shqipërisë në këtë rrugë”, deklaroi Rama.

Sipas tij, “duke mos lënë gur pa lëvizur dhe pabesi pa bërë që të sabotojë këtë përpjekje të shoqërisë sonë”.

“Ata thonë se po pengojnë qeverinë e drogës por ata po tentojnë të pengojnë vetë Shqipërinë. Vulëhumbur pa atdhe të çoroditur nga frika e drejtësisë që hap pas hapi ka nisur të lirohet nga kthetrat e tyre dhe të pastrohet nga llumi i tyre, ata janë sulur me tërbim. Jo vetëm që këtyre të paudhëve ma din e iman, i gënjen mendja se duke minuar negociatat, duke i hedhur në erë  do t’i kthejnë njerëzit kundër nesh me pushtet e rrëmujë për të marrë peng drejtësinë por e dinë më mirë se të gjithë ne se me çeljen ne negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për të sepse ajo hyn deri në fazën e fundit të hapjes së kapakëve.

Ndërkohë që e ardhmja e drejtësisë afrohet, haraçin për çka po i punojnë Shqipërisë në këtë moment vendimtar ata do ta paguajnë një më një edhe balta e tyre e bën punën e saj në mjegullën e mungesës së drejtësisë”, u shpreh kryeministri.

Next Post

Analiza shkencore rrëzon audio-përgjimin e PD-së: Materiali nuk është autentik!

Tallja e Bashës me Shqipërinë, partive europiane: Shteti ynë është i kapur nga krim i organizuar dhe korrupsioni... por ju duhet t'i hapni negociatat

Konflikti për pronën apo ngacmim seksual, gjykata lë në burg "manjakun"

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved