Sali Berisha do të shkojë sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën Partizani. Ish-kryeministri, i akuzuar për korrupsion, është në gjykim për këtë dosje së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj, ku Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë. Sipas SPAK, Berisha, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij por akoma nuk është kryer asnjë seancë gjykimi.
Ndërsa paraqitja e Berishës njëherë në muaj në SPAK është pjesa më qesharake e kllounadës së drejtësisë ,ku i pandehuri u lë mesazhe kërcënuese gjyqtarëve dhe prokurorëve të çeshtjes, duke i fyer e intimiduar dhe ata heshtin, duke e trajtuar si te papërgjegjshëm nga mosha, por në fakt të papërgjegjshëm janë palaçot e SPAK që nuk zbatojnë ligjin, duke e dërguar pas hekurave dhe duke mos e lejuar të bredh lartë e poshtë deri në Amerikën Latine.
Përveç dosjes Partizani, në SPAK Berishën e ka çuar edhe krimi shtetëror i 21 janarit. Më 19 nëntor, ai u mor në pyetje për vrasjet e 4 protestuesve në bulevard më 2011 nga plumbat që dolën nga kryeministria.





