• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kulture

Zbulimi arkeologjik në Strikçan të Bulqizës, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

12/09/2026
in Kulture
        
 

Kërkimet e fundit arkeologjike të zhvilluara në Strikçan të Bulqizës, të cilat zbuluan një varr monumental të llojit mauzoleum, janë përzgjedhur zyrtarisht si finalistë për Çmimin Ndërkombëtar të Zbulimit Arkeologjik “Palmyra”.

Njëkohësisht, zbulimi është nominuar edhe për “Çmimin Special”. Këto vlerësime prestigjioze do të prezantohen në kuadër të edicionit të 28-të të Bursës Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik (BMTA), i cili do të zhvillohet nga data 29 tetor deri më 1 nëntor 2026, në Paestum, Itali.

Renditja në listën e 5 zbulimeve arkeologjike më të rëndësishme të vitit në nivel global, së bashku me zbulimet e kryera në sitet e njohura si Pompeii, Vulci, Egjipt dhe Turqi, është dëshmi e potencialit të lartë shkencor që mbart ky zbulim.

Pjesëmarrja e shtetit tonë në këtë event për herë të parë, nëpërmjet këtij zbulimi, është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e trashëgimisë sonë kulturore në arenën ndërkombëtare.

Ky monument i veçantë ofron të dhëna thelbësore të reja e të rëndësishme arkeologjike, historike e epigrafike, në një zonë të pastudiuar më parë dhe hedh dritë mbi dinamikat sociale, organizimin e elitave lokale dhe arkitekturën funerare gjatë periudhës romake të vonë në Luginën e Bulqizës e më gjerë.

Nëpërmjet këtij zbulimi, hapet një kapitull i ri studimi që ndihmon për të kuptuar më shumë mbi rrjetet e komunikimit dhe transformimet sociale në brendësi të provincave gjatë kësaj periudhe.

Ky sukses është rezultat i punës kërkimore sistematike në kuadër të projektit “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës” i realizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti i Arkeologjisë, të cilët përgëzojnë drejtuesit e projektit, ekipin e gërmimit dhe të gjithë bashkëpunëtorët për përkushtimin dhe profesionalizmin e dëshmuar në zbulimin, dokumentimin dhe promovimin e kësaj pasurie kombëtare.


        
 
Next Post

E paprecedentë për Shqipërinë! Kosova tenton t’i rrëmbejë sulmuesin shqiptarë të Shtutgartit Enis Rexhepi

Rama ndan protestuesët nga sharlatanët e Qorrit, Shehajt dhe Lapajt: Mes protestuesve ka shumë hipokritë, ata i neveris, janë më të këqinj se vrasësit! Por ka edhe nga ata që më mbështesin, kam folur në telefon me disa prej tyre

"Kam qenë rebel, por jo i bullizuar"! Rama: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved