• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbulohet skema e hienave, fëmijët e sëmurë përdoren për të vjelë para

June 4, 2018
in Aktualitet
        
 

Një tjetër rast i të ashtuquajturave, shoqata të “bamirëse” është publikuar spt në emisionin Fiks Fare. Shoqata të tilla mbledhin para në rrugë duke pretenduar se këto do të shkojnë për të ndihmuar fëmijët e sëmurë, ndërkohë që vetë familjarët e fëmijëve nuk janë në dijeni. Emisioni investigativ trajtoi sot në mbrëmje rastin e Fondacionit “Rikthe Buzëqeshjen”, ky fondacion ka më shumë se dy muaj që mbledh të ardhura për një 12 vjeçar të sëmurë, fotoja e të cilit është marrë prej tyre në muajin mars pranë QSUT.

Gazetarët kerkuan një kartëvizitë, duke qenë se kjo e fundit nuk ju mundësua nga vajzat, investigimi vazhdoi në zyrat e shoqatës, ku u takuan dhe folën me koordinatoren. Sipas saj e vetmja ndihmë e cila ishte e pranueshme për djalin ishte ajo monetare. Kështu emisioni investigativ kërkoi ta dërgonte vetë ndihmën pranë familjes

Gazetarët shkuan në Dibër në familjen e 12 vjeçarit. Babai i djalit pranoi gjatë bisedës me gazetarët se nuk kishte marrë asnjë të ardhur nga fondacioni në fjalë, përpos kësaj ai as nuk ishte kontaktuar ndonjëherë nga fondacioni.
Në datën 1 qershor gazetarët folën me nënën e djalir në ambientet e QSUT, ajo tha se në datën 26 mars në spital kishin ardhur dy persona, të cilët kishin ofruar ndihmë për ilaçet e djalit. Që nga data 26 mars familja e 12 vjeçarit nuk ka dëgjuar më nga fondacioni që i ofroi ndihmë.

Ka tre muaj që shoqata e “bamirësisë” mbledh para për Sildin, por familja e tij nuk ka parë asgjë nga paratë e mbledhura. Sipas koordinatores së fondacionit Anila Demiri, ende nuk ka përfunduar trajtimi i rastit dhe ata ende vazhdojnë të mbledhin të ardhura për djalin.

Ajo shton se fondet do ti kalonin familjes më datë 1 qershor, gjithashtu shton se ka komunikuar edhe me nënën e djalit për dorëzimin e vlerës së mbledhur, sipas saj komunikimi ka vazhduar deri më datën 1 qershor, deri kur nënës së djalit i është fikur telefoni.

Fiks Fare kontaktoi ditën e hënë me nënën e djalit, ajo tha se ishte kontaktuar nga shoqata në fjalë vetëm pasi emisioni investigativ kishte ngritur shqetësimin ndaj tyre. Ata I kishin kërkuar të paraqitej të martën në Tiranë për të tërhequr paratë.
Në bazë të kërkimeve të Fiks Fare, fondacioni në fjalë nuk kishte as adresën e fëmijës për të cilin ishte duke “mbledhur” fonde.


        
 
Next Post

PD çoi në komision gazetar-mitingashin e çjerrë “përmbi tela”, por nuk pranoi komision në mars 2008 për 26 të vrarët e Gërdecit dhe në janar 2011, për 4 të vrarët e 21 janarit

Horoskopi ditor, e martë 5 qershor 2018

Ilir Meta e Monika shkatërrojnë lumin Osum e kanionet, “Salillari” merr inertet duke e shfrytëzuar pa leje. A ngopen ndonjëherë këta përbindsha?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In