• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zgjedhen 6 emrat për kandidatë për plotësimin e 3 vendeve vakante në AMA

February 17, 2022
in Aktualitet, Debat
        
 

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet të hedhin këtë të enjte piketat e bashkëpunimit të tyre, për shkak se do të votojnë për 3 vakancat në Autoritetin e Medias Audiovizive.

Komisioni për Mediat ka zgjedhur ditën e djeshme 6 emrat për kandidatë për plotësimin e 3 vendeve vakante në AMA, ndërkohë që gazeta ka mësuar detaje nga mbledhja e djeshme e Komisionit të Mediave, të zhvilluar me dyer të mbyllura. Kështu në këtë mbledhje, deputetët e komisionit vendosë t’i japin bekim për 6 emrat kandidatë të Autoritetit të Medias Audiovizive, nga të cilët 3 prej tyre do të zgjidhen në seancën e Kuvendit ditën e enjte ku dhe do të votohen.

Konkretisht Komisioni i medias zgjodhi dje Aurela Bicja, Gjergj Hamiti e Joana Allushi që janë propozuar nga mazhoranca, ndërsa Jetmir Halilaj, Besjan Zogaj e Desada Metaj që mbështeten nga opozita.

Besion Ajazi, deputet i Partisë Socialiste dhe anëtarë i komisionit, i tha BIRN se për 6 kandidatët pati dakordësi mes palëve.

Ajazi tha se procedura e ndjekur ishte ajo e eliminimit, kur opozita dhe socialistët patën të drejtë të eliminonin kandidatë, deri sa u mbërrit në listën me 6 veta që do i kalojnë kuvendit për votim. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa.

“Vijuam sipas procedurave ligjore duke eliminuar një herë ata një, një herë ne një, derisa ngelen 6 kandidaturat që do i kalojmë në seancë”, tha Zhupa. AMA aktualisht ka 4 anëtarë nga 7 që ka gjithsej bordi i saj, që janë kryetarja Armela Krasniqi, zëvendëskryetar Sami Nezaj,

Gledis Gjipali dhe Suela Musta. Vakancat janë krijuar nga shkarkimi i Zylyftar Bregut në 2019, mbarimit të mandatit të Piro Mishës dhe dorëheqjes së Agron Gjekmarkajt si anëtar bordi i AMA-s, i cili u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, që pritet të plotësohen me votimin ditën e enjte.

Pra me zgjedhjen e vakancave të AMA, mazhoranca i hap rrugë bashkëpunimit me demokratët, i cili pritet të vijojë edhe me zgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, duke qenë se është Gent Sejko, i cili gëzon mbështetjen e PD-PS.


        
 
Next Post

Ristani zbulon letërporosinë belge për kryedemokratin: Basha bëri vrasje nga pakujdesia

Adriatik Llalla në përpjekjet e fundit për t’i shpëtuar burgut: SPAK merr vendimin dhe kërkon pushimin e hetimeve për…

Çfarë do të ndodhë me fatin e Ilir Metës?! Frrok Çupi: “Po përgatitet për të dalë në fushë por ka frikë”!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In