• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, 3 kandidatë me origjinë shqiptare fitojnë në Nju Jork dhe Connecticut, 5 të tjerë humbasin! Ja kush siguroi mandatin dhe si u ndanë votat

09/11/2026
in Diaspora
        
 

Tre kandidatë me origjinë shqiptare kanë dalë fitues në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pesë të tjerë nuk arritën të sigurojnë mandatet për të cilat garuan. Sipas rezultateve paraprake të publikuara deri më 6 nëntor, fitues janë Joe Hoxha në Connecticut, si dhe Vedat Gashi e Emiljana Ulaj në qarkun Westchester të Nju Jorkut, raporton Telegrafi.

Gara më e ngushtë ishte ajo e Joe Hoxhës, republikanit të lindur në Tiranë, i cili siguroi mandatin e tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it, në Distriktin e 78-të. Hoxha mori 4,585 vota, ose 50.91%, kundrejt 4,421 votave, ose 49.09%, të demokratit Nate Brown. Diferenca mes tyre ishte vetëm 164 vota, ndërsa rezultati mbetet në pritje të certifikimit zyrtar.

Në Nju Jork, Vedat Gashi, demokrat i lindur në Kosovë, fitoi garën për legjislaturën e Westchester County në Distriktin e 4-t. Ai mori 16,142 vota, ose 60.70%, ndërsa kundërshtari republikan John J. Campobasso siguroi 10,435 vota, ose 39.24%.

Fitoren e siguroi edhe Emiljana Ulaj, demokrate me prejardhje shqiptare, e cila garoi për legjislaturën e të njëjtit qark, në Distriktin e 9-të. Ulaj mori 14,560 vota, ose 71.69%, kundrejt 5,718 votave, ose 28.15%, të republikanit Gaetano V. Ventrone.

Ndërkohë, Diamant Hysenaj, republikan me prejardhje nga Kosova, humbi garën për një vend në Kongresin amerikan, në Distriktin e 14-të të Nju Jorkut, përballë demokrates Alexandria Ocasio-Cortez. Hysenaj mori 29,505 vota, ose 20.97%, ndërsa kundërshtarja e tij siguroi 107,129 vota, ose 76.14%.

Në të njëjtin shtet, Shpëtim Qorraj, demokrat me prejardhje nga Kosova, nuk arriti të fitonte një mandat në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut. Në Distriktin e 64-t, ai mori 14,276 vota, ose 38.60%, përballë republikanit Michael Tannousis, i cili siguroi 21,972 vota, ose 59.41%.

Në Connecticut, Peter Lumaj, republikan i lindur në Shqipëri, humbi garën për postin e sekretarit të shtetit përballë demokrates Stephanie Thomas. Me rreth 98.2% të votave të pritshme të numëruara, Lumaj kishte marrë 464,856 vota, ose 36.7%, ndërsa Thomas 801,397 vota, ose 63.3%.

Po në Connecticut, Alma Sarelli, republikane me origjinë nga Shkodra, humbi garën për Senatin e Shtetit në Distriktin e 26-të. Ajo mori 15,114 vota, ose 34.6%, ndërsa demokratja Samantha Nestor fitoi me 28,572 vota, ose 65.4%.

Kandidatja tjetër shqiptare që nuk arriti të fitonte ishte Edlira Sako, demokrate nga Lushnja, e cila garoi për Senatin e Shtetit të Michiganit në Distriktin e 24-t. Sipas rezultateve të raportuara nga Macomb County, Sako siguroi 52,850 vota, ose rreth 40%, ndërsa republikani Douglas Wozniak mori 80,324 vota, ose rreth 60%


        
 
Next Post

Mark Zuckerberg zbulon orën e tij të preferuar: Modeli 1 milion dollarësh i shqiptarit Rexhep Rexhepi po "çmend" koleksionistët! Modeli "Chronograph Flyback" fiton çmimin prestigjoz "Aiguille d’Or" mund të shitet 4 milion dollarë

Protesta me molotovë e gurë te Kryeministria, 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim! Vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja, një të riu të maskuar që sulmoi policinë

Como e brishtë, Inter tregon forcën në supersfidën e Seria A! Fabregas: Mund të pësonim 9 gola

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved