• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Zgjidhja” e lidhur e Koços sulmon “armikun” europian BE dhe emëron Ramën pronar të SHQUP-it

September 20, 2018
in Aktualitet
        
 

Në një deklaratë për mediat, Kokëdhima shprehet se “Sot qeveria vulos ligjin për ta shembur, pasi një burokrat i Komisionit Evropian ka kthyer një përgjigje “as mish as peshk”. PD demek është kundër prishjes”.

Kokëdhima më tej deklaroi se Deputetët e PD-së kanë brraktisur luftën në parlament dhe kanë marrë arratinë.

“Do të “protestojnë” në Vlorë! Është e njëjta skemë që përdorën në 17 shtator për të mbytyr luftën e kuksianëve për traun te “Rruga e Kombit”. SHQUP-i është blerë nga Rilindja, dhe dashnorët e betonit.”-tha Kokëdhima.

Sipas Kokëdhimës, artistët dhe intelektualët presin më kot t’ua zgjidhë problemin kjo politikë.

Deklarata e plotë:

Qeveria, Opozita dhe BE, përballë popullit dhe artistëve për Teatrin. Sot qeveria vulos ligjin për ta shembur, pasi një burokrat i Komisionit Evropian ka kthyer një përgjigje “as mish as peshk”. PD demek është kundër prishjes. Deputetët e saj kanë brraktisur luftën në parlament dhe kanë marrë arratinë. Do të “protestojnë” në Vlorë! Është e njëjta skemë që përdorën në 17 shtator për të mbytyr luftën e kuksianëve për traun te “Rruga e Kombit”. SHQUP-i është blerë nga Rilindja, dhe dashnorët e betonit. Ky është maskarallëk!Artistët dhe intelektualët presin më kot t’ua zgjidhë problemin kjo politikë. Burokrati i Brukselit nuk pyeti për vullnetin e popullit, as se si u hoq Teatri nga lista e monumenteve të kulturës. Ai u përgjigj thatë: Bëni tender dhe jeni në rregull me konkurencën.  Populli ynë i etur për pak drejtësi, u beson naivisht ndërkombëtarëve si të ishin perëndia. Politikanët e Tiranës janë ilegjitimë, të dalë nga zgjedhje të vjedhura, të dhunuara dhe të pabarabarta.

 ZGJIDHJA nuk priste që Teatri të shpëtohej nga shkresat, kulisat dhe intrigat e dy partive të vjetra. Nuk shpresonte as te Brukseli që certifikon në çdo palë zgjedhje “hapin përpara” që bën pseudodemokracia në Shqipëri! Populli ynë nuk ka përfaqësim, nuk ka pushtet e diplomaci, nuk dëgjohet, nuk pyetet, nuk respektohet. Këto i ka në dorë vetëm partitokracia. Ne kemi në dorë revoltën. Vetëm këtë mesazh mund t’i japim Brukselit dhe këtij regjimi që na ka hipur në qafë e po na shtyp. Qytetarët duhet ta kthejnë luftën për Teatrin në simbol të luftës për Republikën dhe sovranitetin e popullit. Jeta dhe interesat tona qytetare, shtetërore e kombëtare po shkërmoqen nga veset, tradhëtitë dhe paaftësitë e kësaj elite të kalbur politike. Nuk kemi shpëtim pa shembur këtë sistem të vjedhjes dhe tradhëtisë së ligjëruar, pa rivendosur liritë politike, ekonomike dhe njerëzore, pa i zgjedhur përfaqësuesit e popullit përmes zgjedhjeve të besueshme, të lira dhe të barabarta. Artistët dhe intelektualët t’i drejtohen popullit, jo politikës dhe kancelarive.

        
 
Next Post

Lista me 70 gazetarë dhe "Vip-e që ka zgjedhur Rama, për të testuar sigurinë e "Air Albania"

A do t’i kontrollojnë tatimet kompanitë me miliona dollarë të Lulzim Bashës ?!

"Oligarkët” kryqëzojnë Bashën! Akuza: Ju merr 2 miliard lekë në vit!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In