• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 29, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zhbllokohen proceset gjyqësore për zyrtarët e lartë, Fatmira Hajdari heq dorë nga çështja e Bashës, kreu i PD dhe Tahiri javën e ardhshme në gjykatë

April 24, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për zhbllokimin e gjyqësorit, do të fillojnë proceset për zyrtarët e lartë. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kreu demokrat Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla janë disa nga emrat e zyrtarëve që kanë procese të hapura gjyqësore.

Për ish-ministrin e Brendshëm ishte caktuar seanca gjyqësore në datën 9 prill, Gjykata e Posaçme e Apelit e shtyu gjyqin për në datën 28 prill. Seanca në fjalë do të jetë dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela. Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “Trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”. Rasti i Tahirit cilësohej si më i rëndësishmi. Dënimi i tij me shërbim prove bëri bujë dhe përtej kufijve, pasi u bë objekt debati në Bundestagun Gjerman apo Parlamentin Europian.

Ndërkohë që javën e ardhshme do të zhvillohet edhe procesi gjyqësor ndaj kreut demokrat Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë. Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ish-Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi. Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë. Me një vendim të tillë, prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte, e ndërsa Apeli i Tiranës vendosi ta shtynte seancën, duke e caktuar në datën 30 prill në orën 10.

Tërhiqet Fatmira Hajdari

Ndërkohë që shorti për të gjykuar çështjen e lobimeve ruse për kreun demokrat dhe dy zyrtarëve të tjerë i ra gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila do kryesonte trupën në përbërje të së cilës ishin dhe Alaudin Malaj dhe Shpresa Beçaj, që do të shqyrtonte apelimin e prokurorisë ndaj vendimit të marrë nga gjyqtari Lazër Sallaku. Në seancën e parë gjyqësore, Hajdari ka njoftuar se kërkesën e saj do t’ia paraqesë kryetarit të gjykatës, me argumentin se Basha ka qenë në familjen e saj në cilësinë e kryetarit të opozitës për ceremoninë e bashkëshortit të saj të ndjerë Azem Hajdari. “Basha ka qenë disa herë në shtëpinë time si kryetar i opozitës në ceremonitë për bashkëshortin tim. Pres që kërkesa ime të pranohet”, thuhet në argumentin e Fatmira Hajdarit.

Proceset gjyqësore të Berishës dhe Llallës

Ndërkohë në proces gjyqësor janë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Ish-kryeprokurori akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. Prokuroria pas më shumë se dy viteve hetime mbylli dosjen pak javë më parë dhe e dërgoi në gjykatë. Më 7 prill ishte seanca paraprake nëse çështja do të kalonte për gjykim, por situata e ka favorizuar duke e lënë të marrë ende frymë lirisht. Ndaj Llallës u pushuan tre akuza, të cilat rrezikonin dënimin e tij me disa vite burgim. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha është në proces gjyqësor, pasi në Gjykatën e Apelit është dosja e aferës së CEZ. Kuvendi paditi Sali Berishën, Ritvan Boden, Genc Rulin, Florion Mimën dhe disa funksionarë të tjerë për abuzime me privatizimin e OSSH. Dosja u pushua nga prokuroria dhe tashmë pritet vendimi i Apelit. Ndërkohë kemi dhe dy dosje nën hetim. Izet Haxhia ka bërë një padi ndaj ish-kryeministrit Berisha për 23 vepra penale. Hetimet për këtë dosje kanë ngecur, për shkak edhe të Covid-19. Një tjetër dosje është një padi që juristi Romeo Kara bëri për pushimin e hetimeve për aferën e CEZ. Ai paditi gjyqtarin Lazer Sallaku, ish-kryeministrin Berisha e disa të tjera. Edhe kjo dosje ka ngecur. /NGA ELISJEDA KIKO


        
 
Next Post

Faktet: “Rastësitë” e Lulzim Bashës me rusët

Pse nuk shkove te takimi i Bashës me aleatët? Kryemadhi tallet me kritikët e PD: Unë lava dhe pastrova shtëpinë, çova Vasilin se unë jam agresive

Zbulohet harta e zonave të gjelbërta, Rama: Në orarin 9:30- 17:30 të gjithë mund të lëvizin lirisht

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In